Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pisa të Italisë, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave italiane, raportohet se vitkima është 37-vjeçari Beni Arshiaj, i cili u qëllua në sy të të birit në oborrin e shtëpisë së tij.
Nuk dihet ende motivi i vrasjes. Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi me furgonin e tij pas orës 21:00, kur dy burra e qëlluan në kokë dhe më pas u larguan me vrap.
Disa fqinjë thanë se panë dy persona duke u larguar me një motoçikletë pas të shtënave, por nuk është e qartë nëse ata janë të lidhur me krimin. 37 vjeçari që mbeti i vrarë ishte i martuar me dy fëmijë.