Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajme“E puthte dhe i afrohej”, publikohet video ku Gani Gërmia i bën...

“E puthte dhe i afrohej”, publikohet video ku Gani Gërmia i bën presion Shqipes dhe ajo i kërkon të largohet

Ishte një natë e rëndë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” të premten pasi Shqipja zbuloi ndjesitë e saj të ankthit në lidhje me sjelljet e Ganisë ndaj saj.

Ndërsa ndante përvojat e saj me banorët e tjerë, ajo theksoi ndjesinë e shqetësimit që ka përjetuar nga afrimiteti i vazhdueshëm dhe i pakëndshëm i Ganisë.

Pas publikimit të klipit ku shfaqej konflikti i tensionuar mes saj dhe Ganisë, Shqipja në spektakël u shpreh: “Sa kam marrë unë lavandarinë ky person vjen pas meje. Nuk edi se a është i fiksuar se më tha që më ka pa në ëndërr. I kam thënë Vëllaut të Madh edhe dje që nuk dua të kem kontakt me Ganinë. Dje kur po shikonim darkën e të nominuarve vazhdimisht hidhte kunja. Shikonte në mënyrë provokuese e ndiej vetën si të abuzuar seksualisht, kjo ndodh kur ai pi më shumë se që duhet, më është shtuar doza e ankthit”, tha ajo me një ton të shqetësuar.

Të shqetësuarit e Shqipjes janë përforcuar në rrjete sociale pas publikimit të një videoje ku ajo i kërkon Ganisë të lërë të qetë, gjatë një episodi të afërsisë së tij të pakërkuar. Në videon në fjalë, Gania i afrohet Shqipjes nga pas dhe e puth në kokë, veprim që e bën atë dukej sikur po e provokon atë.

Ankthi i Shqipes dhe ndjesitë e saj të pasigurisë janë shenjë e qartë se janë kufij që nuk duhet të kalohen, dhe të tilla sjellje nuk janë as të pranueshme dhe as të arsyeshme në asnjë rrethanë.

Produksioni përndryshe të premten iu shqiptoi vërejtjen e fundit Shqipes dhe Ganisë pas situatës së pakëndshme që kanë krijuar para publikut në transmetim direkt. /Telegrafi/

Lojtës Videosh

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit