Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeE përfshirë në video skandalin me Gjicin, Alma Kaçi gazetarëve: Jeni bërë...

E përfshirë në video skandalin me Gjicin, Alma Kaçi gazetarëve: Jeni bërë si lypsa

Është shtyrë seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për Alma Kaçin, gruan e përfshirë në video skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Kaçi i është drejtuar gjykatës për vendosjen e një mase më të butë se ajo e “Arrestit me shtëpi”.

Në momentin që doli nga Prokuroria e Posaçme SPAK, Alma Kaçi ka pasur edhe një moment debati me gazetarët, që e pyetën, çfarë lypët te zyra e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit.

“Jeni bërë si ato lypësit te semafori. Edhe ju lypni informacione te SPAK-u. Mirë kjo, por edhe i keqinterpretoni”, u tha Alma gazetarëve.

Kur u pyet se çfarë lypi te Safet Gjici, ajo u përgjigj: “Atë që lypni ju përditë…”.

Ndërsa avokatja e saj deklaroi se ka kërkuar ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje.

“Deri tani janë të njëjtat të dhëna që janë prezantuar në organin e akuzës. Të shohim në të ardhmen, mund të dalin të dhëna të reja që janë në efekt të hetimit”, theksoi avokatja e Alma Kaçit.

“Nuk ka element të veprës penale të korrupsionit aktiv. Ne duhet të respektojmë fazën e hetimeve dhe tani nuk mund të shprehem”, shtoi avokatja.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit