Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeE gjithë shqiptaria në RMV në hallë, kush nga frika kush nga...

E gjithë shqiptaria në RMV në hallë, kush nga frika kush nga presioni, s’dinë nga t’ia mbathin!!!

 Kohë e vështirë për shkak të motit, por për shkak të njerëzve të papërgjegjshme që e kanë sjellë vendin dhe qytetarët në këtë derexhe. Qytetarët në hall të madh, po punojmë për një copë buke, e përballje për mbijetesë. Kriza ekonomike u bë ushqim i përditshëm i qytetarëve. Pagat e ulëta në proporcion me standardin e lartë po shkaktojnë kaos në funksionimin e një jete normale e stabile. Krizë e thellë që vështirë të tejkalohet e qytetarët dita ditës po brengosen për të siguruar edhe bukën e gojës. Kjo i pëlqen partive politike sepse sa më të varfër qytetarët aq më lehtë nënshtrohen, e kjo vërehet edhe nga bisedat e përditshme që dëgjohen mes miqve e fqinjëve se janë në hall të madh e janë të detyruar të mbështesin një x parti politike sepse në të kundërtën do të përballen me pasoja. Të punësuarit me paga të ulëta, të papunësuarit nën mëshirën e Zotit, shkruan Zhurnal.

Qytetarët në hallë, punojnë për të siguruar bukën e gojës, larg progresit –

Pagat e ulëta dhe mungesa e mundësive për punë kanë kontribuar fuqishëm në pabarazinë e të ardhurave në rajon. Vitin e kaluar, inflacioni i lartë i shkaktuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike zbrazi xhepat e qytetarëve. Në realitet vendi mund të kalojë në kriza të shumta e të ndryshme por kur preken në mënyrë të drejtpërdrejtë xhepat edhe ashtu boshe të qytetarëve, kriza bëhet e papërballueshme dhe vështirë e tejkalueshme.

Maqedonia e Veriut, sipas parashikimeve të Bankës Botërore ka rënien më të madhe ekonomike në rajon. Dhe, kjo mbase është edhe përgjigja reale përse qytetarët e këtij janë të dëshpëruar maksimalisht dhe nuk shohin perspektivë apo ditë më të mira në këtë vend. Në periudhën kur qytetarët janë të lodhur me këtë krizë të vazhdueshme, vjen edhe ky parashikim i fundit i BB që tregon se vendi përpos që nuk rezultuar me ngritje ekonomike, e as që ka qëndruar në vendin e njëjtë për fat të keq të qytetarëve ka pësuar rënie dhe është radhitur ndër vendet me rënien më të madhe ekonomike në rajon.

Kostoja e jetesës po rritet me shpejtësi të madhe saqë qytetarët edhe po zihen në befasi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur jashtëzakonisht shumë, edhe përkundër faktit që së fundmi kemi një masë për “çmim të garantuar” edhe kjo masë është me afat të caktuar. Dhe, sërish gjendja e çmimeve mbetet shqetësim kryesor i qytetarëve. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta, ose fare pa të ardhura që kanë qenë nën mëshirën e humanizmit.

Tashmë po bëhen llogaritë se për çfarë kemi para dhe për çfarë nuk kemi dhe po bëhen kompromise për cilësinë e ushqimit dhe strehimit. Pritet që një pjesë e qytetarëve të cilët në të kaluarën ishin në rrezik të varfërisë të bien nën pragun dhe po pritet të rritet numri i të varfërve. Fatkeqësisht, qytetarët që ende jetojnë nën atë vijë do të gjenden në një situatë edhe më të pafavorshme, pa kushte minimale për një jetë me dinjitet.

Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.

Qytetarët nën presionin e partive politike –

Ajo që vërehet e dëgjohet çdo ditë në biseda mes miqsh dhe fqinjëve është një realitet i trishtë. Ku qytetarët me dëshpërim të thellë theksojnë se kurrë nuk do të votonin apo përkrahnin x partinë apo y partinë por që janë të detyruar sepse në të kundërtën do të vijojnë pasoja e ndëshkime ndaj tyre. Ekziston edhe një thënie e vjetër popullore “hyp se të vrava zbrit se të vrava” pikërisht shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë në këtë gjendje trishtuese ku ndaj tyre po aplikohet presion i hatashëm.

Qytetarët që janë të punësuar përballen me vështirësi në menaxhim me pagat e ulëta përballë çmimeve të larta, e më keq se kaq, ata që janë papunë kanë ngelë nën mëshirën e Zotit. Më të rrezikuarit në këtë rrafsh janë ata që janë të punësuar por vetëm me kontratë në vepër ku vazhdimisht janë të kërcënuar për largim nga puna.

Ndërkaq, ata që janë fare pa punë janë të vetëdijshëm dhe e kanë të qartë se në këtë vend është e pamundur të punësohesh nëse nuk ke librezë partiake, pra kushti i parë e kryesor që duhet plotësuar është anëtarësimi në ndonjë parti politike. Dhe, kjo metodikë e funksionimit ka shpi vendin në një katrahurë të vërtetë.

Ndryshe, kjo situatë e rënduar ka ndikuar që të sjellë vendin në këtë gjendje pasi në mënyrë të vazhdueshme janë dëbuar qytetarët duke mos i përfillur dhe duke diskriminuar në çdo rrafsh, pa menduar asnjëherë pasojat e këtij dëbimi. Numër masiv i qytetarëve shqiptarë, posaçërisht të rijnë kanë lëshuar vendin ku nga stacionet e autobusëve shpesh janë deklaruar se vendi po na dëbon duke mos na ofruar kushte për të jetuar. Mes tjerash të gjithë qytetarët që kanë migruar në vende të ndryshme të Evropës nga Maqedonia e Veriut atje janë të punësuar dhe stabilizuar, gjë që dëshmon se të gjithë kanë dashur punë dhe janë të aftë të punojnë. Por, ajo që nevojitej si sensibilizim dhe krijim i kushteve të duhura për të jetuar, këtë nuk e bënë institucionet e vendit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit