Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaShëndetiDyfishohet numri i të prekurve nga gripi

Dyfishohet numri i të prekurve nga gripi

Është shënuar sërish rritje e numrit të të prekurve nga gripi në vend, sipas të dhënave nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik. Gjatë javës së katërt të vitit 2024, nga 22 deri më 28 janar, në RMV janë raportuar 1,834 raste të raportimeve në grupe për personat që vuajnë nga gripi, sëmundje të ngjashme me gripin, 9,5 % më shumë në krahasim me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar, është rritur për 2.1 herë, thuhet në raportin e ISHP. Nga atje thonë se qytetet me aktivitet shumë të lartë të gripit janë Resnja, Kavadari dhe Kratova.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Sa i përket moshës, 982 persona janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, 342 janë fëmijë nga mosha deri në katër vjeç, 256 janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç dhe 254 raste janë regjistruar te personat mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët në moshën deri në katër vjeç”

Nga ISHP njoftojnë se gjatë kësaj jave 2 persona të prekur nga gripi kanë ndëruar jetë. Bëhet fjalë për personat e moshës 20 dhe 36 vjeçare nga Shkupi dhe Demir Hisari, të cilët kanë qenë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Personat e vdekur kishin sëmundje shoqëruese – hematologjike, kardiovaskulare, obezitet dhe nuk ishin vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal, thonë ata.

Sipas ISHP në sezonën 2023/2024, numri i përgjithshëm i rasteve me sëmundje të ngjashme me gripin është 7009. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur për 37.% dhe krahasuar me modelin e 13 sezoneve të fundit, ka një rritje prej 26.1 %. ISHP kujton se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit