Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeDy persona kanë humbur jetën dhe tre janë lënduar rëndë në një...

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në afërsi të Rosomanit

Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin rrugor në Rosoman. Këto janë informacionet e para, të cilat për MIA-n i ka ndarë mjeku Ratko Gërkov, drejtuesi i Shërbimit të urgjencës në Kavadar.

“Shërbimi mjekësor i urgjencës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes pas raportimit për një aksident në afërsi të Rosomanit, me tre ekipe. Janë përfshirë edhe punonjësit që nuk ishin në turn, por ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment”, deklaroi Gërkov. 

Vdekja e të dy personave u konstatu në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, ka pasur aksident zinxhiror ku janë përfshirë katër automjete.

Nga policia për më shumë detaje do të njoftojnë më vonë. Në terren ka ndërhyrë edhe Njësiti territorial zjarrfikës i Kavadarit me dy vetura dhe gjashtë zjarrëfikës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit