Përfshirja në një konflikt për t’iu dalë në ndihmë djemve i kushtoi me suspendim një zyrtari policor kufitar në Prizren. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se polici i përfshirë në këtë rast u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici që po dyshohet për veprën penale kanosje është Isa Skenderi.
Për këtë rast janë arrestuar edhe dy djemtë e tij dhe dhëndri i tyre.
Të njëjtat burime thonë se djemtë e policit që u prangosën janë Denis Skenderi dhe Qerkin Skenderi – ndërsa dhëndri i tyre është Faik Bojaxhiu.
Polici dyshohet për kanosje pas një konflikti që djemtë e tij u përfshinë me dhëndrin dhe rasti eskaloi në rrahje.
Edhe ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit
Lidhur me rastin, brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.