Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeDurmishi: Policia presione ndaj ndërmarrjes për higjienë ” Saubermacher”

Durmishi: Policia presione ndaj ndërmarrjes për higjienë ” Saubermacher”

Komuna e Tetovës është ankuar për presione nga Policia e Tetovës, ndaj ndërmarrjes për higjienë “Saubermacher”. Kreu i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, tha se ky presion që sipas tij është me prapavijë politike, po bëhet vetëm dy ditë përpara festës së Bajramit, me qëllim që ndërmarrja në fjalë të mos mund të grumbulloj mbeturinat si duhet. Por nga SPB Tetovë hodhën poshtë akuzat e Durmishit. Nga policia thonë se bëhet fjalë për kontrolle në lidhje me lëshimet dhe parregullsitë në komunikacion ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët sipas planit të MPB-së në RMV zbatohen në të gjithë shtetin dhe në asnjë rast kjo nuk është bërë veçmas në një SPB ose për ndonjë person juridik apo kompani.

“Edhe më herrët policia na ka sabotuar në mënyra të ndryshme duke refuzuar çdo kërkesë të komunës. Paramendojeni, vetëm brenda 20 ditësh kamionët e kësaj ndërmarrjeje janë dërguar tre herë në kontroll teknik, kurse aspak nuk është marrë me dërgimin në kontroll të automjeteve të ndërmarrjeve dhe institucioneve të tjera shtetërore, që dëshmon se, aksioni po ndodh për arsye politike dhe për të dëmtuar Tetovën”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit komunal.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit