Besar Durmishi nga Lëvizja Besa ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa, në lidhje me programin e Vitit të Ri, ku nuk kishte asnjë artist shqiptar, ndërsa e para e Shkupit tha se shqiptarët janë përfaqësuar nga Beni Shakiri. Durmishi thotë se Shakiri nuk mund të përfaqësojë shqiptarët.
“Beni Shakiri mund të përfaqësojë kulturën shqiptare në Maqedoni, aq sa Danella Arsovska mund të përfaqësojë bullgarët. Të paktën Danella mund ti përfaqësoj bullgarët se ka edhe nënshtetësi bullgare edhe e flet gjuhën me siguri. A, Beni se flet as gjuhën e asgjë se lidh me shqiptarët. Ky është nënçmim i madh për shqiptarët dhe për të gjith artistët shqiptarë”, ka shkruar Durmishi.