Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeDorëhiqet kryetari i Këshillit Gjyqësor

Dorëhiqet kryetari i Këshillit Gjyqësor

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev dha dorëheqjen dhe në vendin e tij, referuar vendimit të Gjykatës Administrative erdhi Vesna Dameva.

Dameva tha se nuk pret obstruksione, por në rast se vëren indikacione për bojkot të heshtur, do të vepron në kohë.

“Unë nuk pres nga asnjë prej anëtarëve të Këshillit Gjyqësor madje as nuk dua të besoj se do të ketë bojkot të heshtur dhe do ta pengojnë punën e këshillit. Ky nuk është Parlament që të ketë bojkot të heshtur, ky është Këshill Gjyqësor, ka të parapara mënyrat për zbatimin e aktiviteteve dhe pres që të vazhdojmë të punojmë pa pengesa. Çdo pengesë, mosveprim ose mos paraqitje në seancë, ka procedurë ligjore mbi bazën e të cilës do të sanksionohet gjithsecili”, dekaroi Vesna Dameva, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Vendimet e deritanishme të cilat janë marrë nga këshilli nuk do të kontestohen, pavarësisht se gjykata ka vlerësuar në krye të këtij organi ka qëndruar një kryetar i zgjedhur në mënyrë jo ligjore. Dameva tha se vendimet e tilla do të shqyrtohen dhe analizohen.

“Edhe kjo çështje do të jetë lëndë diskutimi dhe analizimi në këshill. Nuk duhet të harrojmë se Këshilli Gjyqësor është organ kolektiv, vendimet i merr në mënyrë kolektive dhe në këtë pjesë nuk pres të ketë dilema të caktuara”, shtoi Vesna Dameva, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta” ka reaguar pas konstatimit të ndërprerjes së mandatit të ish kryetarit Georgiev, duke theksuar se në bazë të vendimit të gjykatës një mandat i tillë nuk ka filluar dhe abrogimi i vendimit për shkarkimin e kryetares Dameva i asgjëson edhe vendimet e marra nga këshilli nën udhëheqjen e Georgievit. Në aktgjykimin të cilin sot e ka pranuar Këshilli Gjyqësor thuhet se vendimi për shkarkimin e Vesna Damevas nuk është arsyetuar dhe është i paqartë. Dameva u shkarkuar nga pozita e kryetare së Këshillit Gjyqësor në prill të këtij viti përmes një votimi kontestues me 7 vota për, në seancën e cila u udhëhoq nga ish nënkryetari Selim Ademi edhe pse Dameva ishte prezentë në sallë. Më pas anëtarët e këshillit abroguan vendimin e prillit dhe sollën vendim të ri për shkarkim mbi bazën e mosbesimit, seancë në të cilën Dameva u shkarkua me 9 vota për.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit