Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajme“Do na duhen edhe 500 mijë ushtarë”, Zelensky paralajmëron uljen e moshës...

“Do na duhen edhe 500 mijë ushtarë”, Zelensky paralajmëron uljen e moshës së rekrutimeve

Lufta në Ukrainë arrin ditën e 665, në një kohë kur situata operacionale në lindje dhe jug mbetet e vështirë. Për këtë ka folur në konferencën e tij të fundvitit, Presidenti Volodymyr Zelensky, duke theksuar se ushtria ka kërkuar të mobilizojë 450-500 mijë ushtarë të tjerë për të përballuar sulmet ruse.

Por sipas liderit të ukrainasve do të nevojiten para. “Ne besojmë se SHBA dhe Evropa nuk do të na zhgënjejnë në aspektin e mbështetjes”, tha Zelensky. Sakaq, Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë vetëm një paketë tjetër ndihme në Kiev deri në fund të vitit nëse Kongresi nuk lëshon fondet e reja.

Zelensky po ashtu përjashtoi mbajtjen e zgjedhjeve gjatë luftës, ndërsa për herë të parë deklaroi se mosha e rekrutimit të ushtarëve mund të ulet nga 27 në 25 vjeç.

Parlamenti i Ukrainës miratoi ligjin për uljen e moshës së rekrutimit ushtarak, por projektligji ende nuk është nënshkruar nga Zelensky.

“Unë nuk do të lejoj që gratë të rekrutohen”, tha presidenti, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ligjin e ri të mobilizimit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit