Diskutim në temën “Rreziqet e rritura nga ndryshimet e shpejta të ligjeve për korridoret 8 dhe 10 d” sot do të mbahet në Shkup në organizim të Institutit për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup. (IDSCS). Në këtë ngjarje ekspertët do të diskutojnë për rreziqet potenciale të cilat vendosen me ndryshimet e propozuara të tetë ligjeve.
“Me qëllim të ndërtimit të pandërprerë dhe të shpejtë të autostradave nga korridoret 8 dhe 10 d, autoritetet paralajmëruan se do të jetë e nevojshme që të bëhen ndryshime të tetë ligjeve. Ndryshimet ligjore janë paraparë me procedurë të shkurtër, pa diskutim paraprak në të cilën do të shqyrtoheshin implikimet e tyre dhe pa konsultim me palët e prekura. Për ligjet duhet të debatohet në komisionet amë të emëruara nga kryetari i Kuvendit. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të hapet diskutim për aspektet e ndryshme të ndryshimeve të propozuara ligjore dhe çfarë implikimesh do të kenë në sferat të cilat i përfshijnë”, thonë nga IDSCS.
Siç bëjnë të ditur, ngjarja është e organizuar si pjesë e projektit “Nxitje e debatit publik për antikorrupsionin” i cili ka për qëllim mbështetjen e procesit të reformave në vend përmes fuqizimit të agjendës së reformave në sferën e sundimit të drejtësisë, ndërsa për realizimin e këtij qëllimi projekti parasheh bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë faktorët relevantë. Projekti është i mbështetur nga Fondi Kombëtare për Demokraci.