Lidhja Shqiptare në Botë, e mbështetur nga shoqata “Gjakova-Basel”, organizon një mbrëmje debat lidhur me aktivitetin diplomatik të shtetit shqiptar ndër vite, në mbështetje të kauzës shqiptare të Kosovës.
“Ftojmë bashkatdhetarët tanë në Zvicër të vijnë në këtë takim me dy personalitete të shquar të diplomacisë shqiptare, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, në New York, dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, në Gjenevë”, thuhet në njpftimin e bërë nga LSHB.
Takimi mbahet këtë të premte, më 27 tetor, me fillim në orën 18.30 në ambientet e Bibliotekës Pestalozzi, Hardau, Zürich, Norastrasse 20, 8004, Zürich.