Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeDihet diagnoza e gjyqësorit, dihet edhe ilaçi, mungon vetëm gjilpëra për ta...

Dihet diagnoza e gjyqësorit, dihet edhe ilaçi, mungon vetëm gjilpëra për ta “injektuar” aty ku duhet

 Gjykata administrative vendosi se Këshilli Gjyqësor nuk ka dhënë arsye të arsyetura për shkarkimin e ish kryetares Vesna Dameva, nuk i ka deklaruar provat në bazë të të cilave është vertetuar gjendja faktike, veçanërisht as faktet e vërtetuara, të cilat sipas gjendjes faktike të vërtetuar i referohen miratimit të vendimit për shkarkimin e saj, shkruan Zhurnal.

Në aktvendimin që ka të bëjë me anulimin e vendimit për shkarkimin e Damevës, të cilin Gjykata Administrative e ka shpallur sot në mënyrë anonime, thuhet se duke vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, Gjykata ka konstatuar se e njëjta është e kundërligjshme për shkak të shkeljes së rregullave të procedurës, përkatësisht për faktin se vendimi i kontestuar, siç theksojnë “përmban mangësi të atilla thelbësore që pengojnë vlerësimin e ligjshmërisë së aktit”. Nga kjo gjykatë, shtojnë, ndër të tjera, se gjatë riprocedimit, Këshilli gjyqësor duhet të ketë parasysh sugjerimet e dhëna nga Gjykata, dhe pas kryerjes së procedurës ligjore, në kuadër të kompetencave të saj, duke iu referuar dispozitave ligjore të marrë një vendim të arsyetuar dhe ligjor.

Ish kryetarja e Këshillit Gjyqësor u shkarkua pranverën e kaluar, kur zevendësi i saj, Selim Ademi, kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit, ajo bëri padi në Gjykatën Administrative. Ky shkarkim dëmtoi besueshmërinë e Këshillit Gjyqësor, i cili pati reagime të shumta në opinion. Dy ambasadorët, Ageler dhe Jan Kop, i bënë kritika të rënda Këshillit Gjyqësor.
Ambasadorja Ageler shprehu zhgënjim për punën e organit gjyqësor, ndërsa ambasadori holandez Jan Kop theksoi se organi gjyqësor është jolegjitim. Është dërguar gjithashtu edhe një mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili ka përgatitur 40 rekomandime për përmirësimin e funskionimit të Këshillit.
Kryeministri Kovaçevski deklaroi se pajtohet me mendimet e ambasadorëve të SHBA-së dhe Holandës, Anxhela Ageler dhe Dirk Jan Kop në komentin për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor pas vendimet të fundit të Gjykatës Administrative.
“Për sa i përket Këshillit Gjyqësor i ndaj mendimet e ambasadorit amerikan dhe holandez, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve për zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor pas prezentimit të ZZHTI të investimit të parë të huaj për vitin 2024.

“Sëmundja” nga e cila lëngon Gjyqsori në Maqedoninë e Veriut moti kohë është diagnostifikuar. Deklarata e kryeministrit Kovaçevski, ku ai pajtohet me “diagnozën” që për gjyqsorin e kanë dhënë diplomatët, tregon se edhe qeveria është e vetëdijshme për “virusin” dhe “bakteriet” e rrezikshme që kanë shkatërruar sistemin imunitar të kësaj shtylle të rëndësishme të pushtetit. Meqë dihen shkaktarët e kësaj sëmundje, dihet edhe ilaçi që mund ta shërojë atë. Ky ilaç është përdorë herë pas here, por deri tani nuk ka dhënë rezultatet e pritura, e fatkeqësisht kemi qenë dëshmitarë se gjërat madje janë përkeqësuar.
Autoritetet nuk janë brengosur shumë e shumë për këtë, sepse ata nuk kanë qenë të prekur nga “virusi” që ka infektuar gjykatat dhe prokurinë tek ne. Më të prekur janë “qytetarët e thjeshtë”, nëse mund të shprehemi ashtu, sepse realisht mëtë thjeshtë janë politikanët që tolerojnë këtë gjendje me dekada, se sa qytetarët, shkruan Zhurnal.

Mirëpo tani turpi i kësaj dukurie ka kaluar kufijtë tanë dhe jemi bë shembull negativ në suaza më të gjera, prandaj është koha që sa më shpejtë të veprohet. Meqë mënyrat tjera të konsumimit të “ilaçit” nuk kanë dhënë rezultatet e nevojshme, është koha të përdoret metodë e re, respektivisht ky ilaç të “injektohet” me gjilpërë në venat e gjyqësorit, që efekti të jetë sa më i shpejtë. Ndoshta edhe një dozë pak e tepruar nuk do të ishte e dëmshme, sepse ëstë iluzion të mensojmë se gjyqësori ynë mund të shërohet me “miligramë”. Nevojitet një dozë e sforcuar, e cila fillimisht mund të shkaktojë edhe “barkqitje”, por në këtë mënyrë vetëm se më shpejtë do të pastrohej organizmi nga “viruset e bakteriet” e lartpërmendura, që në të ardhen të kemi një gjyqësor të rikëndellur dhe të shëndoshë, i cili nuk do përsërisë skandalet e papara që janë vërejtur deri tani

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit