Thursday, January 15, 2026
spot_img
BallinaLajmeDigjet një lokomotivë e “Hekurudhave të Maqedonisë” në hyrje të Velesit

Digjet një lokomotivë e “Hekurudhave të Maqedonisë” në hyrje të Velesit

Një lokomotivë e “Hekurudhave të Maqedonisë” ka marrë flakë sot pasdite në një binar të hapur para hyrjes së stacionit hekurudhor në qytetin e Velesit.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një lokomotivë elektrike e cila është djegur plotësisht.

Zjarri është shuar nga brigada zjarrfikëse dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“”Hekurudhat e Maqedonisë” kanë marrë njoftim se rreth orës 15:00 ndërmjet stacioneve hekurudhore “Rajko Zhinzifov” dhe Veles është djegur një lokomotivë nga një tren mallrash dhe shoferi e ka shkëputur lokomotivin nga vagonët. Për shkak të pamundësisë së shuarjes së lokomotivës me mjet PP, ajo është shuar me aparate”, njoftuan nga “Hekurudhat e Maqedonisë”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama -spot_img

më të shikuara