Sunday, March 8, 2026
spot_img
BallinaLajmeDiaspora si urë bashkëpunimi: Eventi për TIK-un lidh Kosovën dhe Danimarkën

Diaspora si urë bashkëpunimi: Eventi për TIK-un lidh Kosovën dhe Danimarkën


Kopenhagë, 28/08/2025

Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë gjat javës që kaloi organizoi një aktivitet të veçantë rrjetëzimi në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), me synim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet komunitetit të TIK-ut në Kosovë dhe atij në Danimarkë.

Ngjarja bashkoi inovatorë, profesionistë dhe partnerë të përkushtuar për të avancuar bashkëpunimin teknologjik mes dy vendeve. Diskutimet u përqendruan në mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja, shkëmbimit të njohurive dhe eksplorimit të tregut danez si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin e kompanive kosovare të teknologjisë.

“Ky aktivitet dëshmon rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në krijimin e urave të reja bashkëpunimi dhe në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e profesionale mes Kosovës dhe Danimarkës,” u theksua gjatë takimit. Një falënderim i veçantë iu drejtua znj. Vjollca Cavolli, Drejtore Ekzekutive e STIKK, si dhe përfaqësuesve të DAX Group, Kosbit dhe Incodex, të cilët me angazhimin dhe përkushtimin e tyre treguan gatishmëri për të eksploruar mundësitë që ofron tregu danez.

Ngjarja u vlerësua si frymëzuese dhe u pa si një pikënisje për dialog të ri dhe bashkëpunim më të ngushtë në sektorin e teknologjisë ndërmjet dy vendeve. Konsullata shprehu përkushtimin për të vazhduar këtë proces dhe për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi në të ardhmen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama juaj -spot_img

më të shikuara