Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeDiaspora shqiptare: problemet, organizimi, sfida..

Diaspora shqiptare: problemet, organizimi, sfida..

Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojmë për gyrbetin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e dimë se ajo ka ekzistuar edhe para një shekulli në periudha të ndryshme kohore por fluksi më i madh i tyre, sidomos i kosovarëve filloj gjatë viteve 70-ta kur shumica prej tyre u larguan nga vendi për shkaqe ekonomike duke e gjetur vetveten nëpër vendet perëndimore e sidomos ato gjermano-folëse dhe duke pasur një qëllim “për të punuar dhe fituar para”.

Pas viteve 90-ta qëllimet e migrimit të popullatës shqiptare ndryshuan duke ndikuar ndryshimet politike dhe me pas edhe lufta në Kosovë i detyroj që shumë shqiptarë të marrin rrugën e gyrbetit për qëllime të ndryshme. Me rritjen e fluksit të madh të emigrantëve në shtetet perëndimore pas viteve 90-ta, këto shtete e panë të arsyeshme të përdorin disa programe të cilat do t’ju ndihmojnë të huajve në gjetjen e vetvetes në rrethana të ndryshme. Këto programe ata i quajtën integrime që si qëllim kishin organizimin e të huajve në mësimin e gjuhës, angazhimin në punësim, njohjen e përgjithshme të sistemeve të tyre dhe gjëra tjera në interes të emigrantëve dhe sigurisht në interesin e tyre.

Të rikujtojmë se migrimet e shqiptarëve gjatë viteve 70-90-ta kryesisht ishin meshkuj që kishin qëllime të punës dhe përfitimit të parave ndërsa pas viteve 90-ta ata filluan ti marrin edhe familjet e tyre dhe kështu edhe qëllimet e tyre filluan të ndryshonin pasi fëmijët filluan të ndjekin shkollat në një vend të huaj dhe në një forme lindën edhe programet e reja të integrimit të cilat pak a shumë ndikuan në vetëdijesimin rreth çështjeve edukuese ku mundësitë e përfitimit të kësaj forme filluan ti shfrytëzonin fëmijët e tyre duke ndjekur shkollat dhe në këtë mënyrë pas viti 2000 lindi gjenerata e re e emigrantëve të cilët në shumë vende i quajnë gjenerata e dytë. Pas vitit 2000 programet integruese filluan të rriten dhe dalja e gjeneratave të reja filloj ti tregoj rezultate e tyre me shkollimin në profesione të ndryshme dhe në disa raste edhe kualifikime të larta universitare. Por sa është e kënaqshme kjo arritje dhe si bëhet organizimi i shqiptarëve në diasporë, do mundohem ti jap disa opinione të cilat kanë qëllime të vetëdijesimit në çështjet integruese dhe edukuese duke mos anashkaluar edhe organizimin e komunitetit shqiptar me aktivitetet kulturore.

Në vazhdim do jap mendimin tim rreth termit “integrim” duke marrë edhe disa shembuj. Fjalët për lexuesit besoj se janë të kuptueshme por ndonjëherë po dëgjoj që disa thonë se integrimi i diasporës shqiptare në shtetet perëndimore do sjell asimilim tek shqiptarët por unë absolutisht nuk pajtohem me këtë dhe sigurisht do jap edhe opinionin tim me disa shembuj se përse mendoj kështu dhe përse ne kemi nevojë të integrohemi dhe organizohemi më mirë.

Nëse flasim për gjërat konkrete, siç thashë më herët, shumica e shqiptarëve kemi ardhur në gyrbet për shkaqe ekonomike ”me fitu para” dhe unë them se nëse vërtet është kjo arsyeja atëherë ne pas disa viteve duhet të fitojmë një shumë të parave dhe kthehemi në Kosovë por tani unë do ju pyes juve (lexuesve) sa shqiptarë e bëjnë këtë veprim me vete dëshire? Unë nuk kam statistika të sakta por do jap mendimin tim duke u bazuar nga gjërat që kam parë dhe them se më pak se 5 % kthen me vete dëshire prandaj këtu lind pyetja nga ana ime.

Kur ne jetojmë në një shtet mbi 20 vite dhe fëmijët tanë lindin e rritën këtu, përse mos ti përshtatemi jetës në shoqërinë ku jetojmë duke mos harruar edhe gjuhën, kulturën dhe traditat tona?

Shumica do thonë se ne jemi duke bërë një gjë të tillë por unë faktet nuk po i shoh sepse mediat po flasin ndryshe dhe gjërat po shihen ndryshe (mos ti anashkalojmë grupe të caktuara pozitive që nuk mjafton në krahasim me numrin e përgjithshëm sa jemi ne).

Ja disa fakte të cilat na bëjnë të mendojmë pak

  • Ne duhet pranuar se jemi të huaj në shtetet jashtë atdheut dhe duhet pajtuar edhe me realitetin që jemi në nivelin e dytë edhe në praktik sepse kështu trajtohemi por nëse ne mendojmë vërtet kështu atëherë ne duhet mundohemi më shumë dhe integrohemi më shumë që të barazohemi
  • Duke qenë pjesë e nivelit të dytë shumica prej neve bëjmë punë më të vështira se shtetasit vendas. Kush dëshiron që të bëj një punë më të vështirë? Askush!!! kush dëshiron që dikush ta udhëheq për diçka kur ndihet se është i nivelit të njëjtë? Askush!!! E shumë e shumë shembuj tjerë.
    Po ku qëndron problemi, që neve na ofrohen punët më të vështira? Edukimi!!!
  • Ne duhet ta pranojmë faktin se shtetasit perëndimorë kanë arritur të shkollohen shumë më shumë se të huajt që jetojnë këtu sepse sistemi i tyre e ka sjell këtë edukim dhe realiteti dihet se gjithçka është arritur me shkollim. Edhe integrimi në qëllimet tona është pjesë e edukimit

Po kalojmë tek përgjigja e shprehjes ”integrimi sjell asimilim” sepse unë thashë që nuk pajtohem absolutisht prandaj e sqarova çështjen dhe ja edhe disa mendime.

  • Sa më shumë që ti njohim gjërat në gyrbet aq ma lehtë do kalojm me to
  • Nëse ne kemi më shumë durim dhe ndjekim shkollimin atëherë mundësit për punë më të lehtë dhe më të mirë janë shumë më afër
  • Nëse ne ”xhelozin” e kthejm në ”mburrje apo përkrahje” ne shumë më lehtë ecim përpara
  • Nëse këtë gjëra që i thashë më lartë do jenë pjesë e jona atëherë ne do fitojm më shumë kohë, më pak shtres, më pak mundim etj dhe në këtë mënyrë do kemi më shumë kohë të mendojm, qëndrojm me fëmijët tonë, familjet tona dhe në këtë mënyrë largohet edhe asimilimi duke i kushtuar më shumë kohë marrjes me çështjet konkrete sesa duke menduar për asimilimin. Kur fëmija sheh shembuj të mirë tek prindërit apo merr më shumë këshilla nga prindëri sigurisht që është më afër me kulturën dhe traditat tona

Këto gjëra tregojn se sa më shumë që të integrohemi, aq ma lehtë do e kemi jetën ku po jetojm dhe aq ma larg asimilimit do jemi.

Organizimi

Edhe organizimi në forma të ndryshme ka ekzistuar qysh prej viteve 70-ta por rritja dhe forma organizuese kanë ndryshuar pas viteve 90-ta duke u hapur edhe shumë organizata apo shoqata kulturore. Këto organizata kanë luajur një rol të rëndsishëm në mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore të cilat kanë ndikuar edhe në gjeneratat e reja në ruajtjën e traditave tona kulturore dhe gjuhësore me hapjen edhe të shkollave shqipe me mësime plotësuese.

Kur flasim për vetitë pozitive të organizatave, sigurisht që duhet të mburremi por në anën tjetër duhet të mendojm edhe për vetit negative. Me një fjalë ndoshta nuk mund ti quaj edhe veti negative por le të marrim shembuj të cilët ndikojn negativisht në organizimin e komuntitetit tonë psh xhelozia, mos-bashkëpunimi, mundësit e pashfrytëzuara, interesat personale etj. Këto veti që i përmenda më lartë ne mundohemi gjithmonë ti fshehim në momentet e duhura dhe ti shpalosim atëherë kur nuk kemi nevojë kështu ato do mbesin gjithmonë të panjohura për komunitetin prandaj edhe unë këtu po e shpreh mendimin tim duke u munduar që këto veti negative ti sjell në veti pozitive.

Ne nuk kemi nevojë të xhelozojm njëri tjetrin në arritjet pozitive (fatkeqësishtë xhelozia në shumë raste ekziston), ne kemi nevojë më shumë që ti ndihmojm njëri tjetrit (fatmirsisht ka shumë raste por mund te ketë edhe më shumë), mos-bahskëpunimi i duhur dhe interesat personale fatkeqësishtë ekzistojn në shumë raste por ne mundohemi që ti fshehim dhe ato gjithmonë do mbetën kështu duke shkaktuar dhimbje jo vetëm tek rrethi i ngusht por edhe më gjerë sepse ne si komunitet i përbashkët nuk po bëjm aq sa duhet që të kemi një organizim më të mirëfilltë.

Sfidat

Ne kemi shumë sfida përpara nesh, ato janë pjesë të komunitetit tonë të cilat nuk duhet ti lejojm që koha ti marrë me vete por ne duhet të punojmë më shumë që gjërat të shkojnë më mbarë. Unë mendoj se ndër sfidat kryesore që ne kemi përpara janë: shëndrrimi i xhelozisë në përkrahje, krijimi i urave lidhëse në organizimin më të mirëfilltë të organizatave shqiptare duke përfshirë edhe shkollat shqipe, bashkëpunimi me njëri tjetrin dhe institucinet në forma të ndryshme dhe shumë gjëra tjera që sjellin gjëra pozitive për komunitetin tonë.

Pikërishtë për të gjitha këto që i thashë më lartë kam punuar me vite të tëra në krijimin e një projekti i cili quhet Diaspora dhe ka si qëllim kryesor organizimin dhe integrimin e diasporës shqiptare. Më poshtë shkurtimishtë do bëjë prezantimin e këtij projekti me disa pika kryesore.

Shkruan: Faton Krasniqi

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit