Skuadra e Fenerbahces ka fituar ndaj Trabzonsporit në udhëtim me rezultatin 2-3. Fenerbahce arriti fitoren në këtë duel, por pas fërshëllimës së arbitrit pati trazira në fushë.
Teksa lojtarët e Fenerbahces ishin duke festuar fitoren në mesin e fushës së kundërshtarëve, kjo gjë nuk u lejua nga tifozët e Trabzonsporit, të cilët u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e ekipit mik.
Tifozët vendas edhe gjatë ndeshjes ofenduan dhe hodhën sende pa ndalur, duke lënduar Dominik Livakovic dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal. Fenerbahce ka 79 pikë, dy pikë më pak se Galatasaray kryesues.