Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeDhomat e Specializuara: Vendimi i Apelit për Salih Mustafën, i dënuar me...

Dhomat e Specializuara: Vendimi i Apelit për Salih Mustafën, i dënuar me 26 vite burgim, do të shpallet më 14 dhjetor 2023

Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi të nxjerrë nga trupi gjykues i Apelit me në krye Michele Picard, më 27 nëntor 2023, për caktimin e datës së shpalljes së vendimit për çështjen gjyqësorë ndaj Mustafës.

Aty thuhet se vendimi në këtë rast gjyqësor do të mbahet në seancë publike, duke filluar nga ora 9:30.

“Për këto arsye, Kolegji i Gjykatës së Apelit: PLANIFIKON shpalljen e Aktgjykimit të Apelit për të enjten, më 14 dhjetor 2023, në ora 9:30; dhe UDHËZON palët dhe pjesëmarrësit që të tregojnë, deri të hënën, më 4 dhjetor 2023, ora 16:00, nëse do të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit gjatë kësaj seance, siç është detajuar më sipër në paragrafin”, thuhet në vendimin e panelit të trupit gjykues të Apelit.

Po ashtu, kolegji i Apelit ka udhëzuar palët dhe pjesëmarrësit që të tregojnë deri të hënën më 4 dhjetor, nëse do të jenë të pranishëm gjatë seancës në sallën e gjyqit apo do të marrin pjesë nëpërmjet video-konferencës.

Kurse, mbrojtja e Salih Mustafës është udhëzuar që ta specifikojë këtë në lidhje me avokatin dhe të akuzuarin.

Ndërkaq, aktgjykimi ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vite burgim.

Mustafa ka dorëzuar dosjen e tij të apelit, kurse Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësit e viktimave duhej të dorëzojnë dosjet e përgjigjeve deri më 5 qershor 2023.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit