Friday, February 21, 2025
spot_img
BallinaKronika e zezëDetaje të rënda: 34-vjeçari në Shkodër qëlloi të dashurën dhe më pas...

Detaje të rënda: 34-vjeçari në Shkodër qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten – e reja në luftë me jetën

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë, raporton Top Channel.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit