Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeDetaje të reja: Bruçi e pagoi 600 euro 37-vjeçarin nga Kosova për...

Detaje të reja: Bruçi e pagoi 600 euro 37-vjeçarin nga Kosova për t’i hequr magjinë gruas

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Burrel, ku 48-vjeçari Dario Bruçi u arrestua nga policia pas dhunës së vazhdueshme që ushtronte ndaj bashkëshortes.

Por ajo që e bën me të rëndë ngjarjen, është fakti që Bruçi kishte punësuar një person nga Kosova, të identifikuar si Kujtim Popaj, pasi pretendonte se gruas të tij i kishin bërë magji.

Popaj përdorte rituale të çuditshme për t’i larguar magjinë, dhe në videon e bërë publike nga policia shihej teksa shponte me kaçavidë 33-vjeçaren, bashkëshorten e Bruçit.

Denoncimi për ngjarjen e rëndë është bërë nga nëna e 33-vjeçares, e cila nga Franca denoncoi dhunën barbare ndaj së bijës.

Policia zbarkoi menjëherë në shtëpinë e tyre në Mat dhe gjeti me shenja dhune gjithandej 33-vjeçaren, dhunë që është ushtruar nga vetë bashkëshorti i saj. Në vijim blutë i gjetën në celular 48-vjeçarit materiale filmike të riteve fetare shehu 37-vjeçar nga Kosova, Kujtim Popaj, i cili shihet teksa kryen rite fetare të çuditshme me kaçavidë në trupin e së resë.

Mësohet se ritet e çuditshme Popaj i ka kryer kundrejt pagesës 600 euro dhe dhuratave të tjera. Akoma është e paqartë nëse përmes ritit me kaçavidë që goditet gjithandej në trup 33-vjeçarja ka pasur dëmtime dhe kjo do të qartësohet në vijim të hetimeve, të cilat mund t’i shtojnë edhe akuzën e dhunës 37-vjeçarit kosovar.

Ditën e djeshme ai deklaroi se nuk është mjek magjie, por e prezanton veten “ambasador diplomatik dhe mban titullin e nderuar Shejh në mesin e 12 Tarikateve”.

Kaçavida e përdorur gjatë ritualit ku ai thotë se ka lexuar vetëm fjalë të fesë islame, përdoret jo për ta dëmtuar, por për t’i dhënë qetësi shpirtërore.

“Misioni i jetës sime përcillet rreth përdorimit të emrit hyjnor të Allahut për të nxitur shërimin dhe mirëqenien mes atyre në nevojë Ky person më ka kontaktuar përmes rrjetit social Facebook në datën 3 qershor 2022 me kërkesën për të biseduar me mua përmes thirrjes. Gjatë bisedës ai më ka njoftuar se gruaja e tij nuk ndihet mirë dhe se ka probleme ku edhe më ka dërguar disa video duke thënë: Shiko si është gjendja në familjen time dhe gruan time. Ai ka hezituar që të vijë tek Teqja ime në Kosovë dhe më ka bërë kërkesë të veçantë që t’i vizitoj në Shqipëri.

Unë kam shkuar atje vetëm një herë dhe kam punuar me lutjet e mia fetare të cilat çdo person i cili është në këtë rrugë i kupton dhe i njeh. Puna ime ka pasur të bëjë vetëm me gjendjen shpirtërore dhe emocionale të gruas së personit në fjalë dhe nuk kam parë ndonjë shenjë dhune apo edhe nuk më ka njoftuar gruaja e tij përmes bisedës se diçka e tillë ka ndodhur.

Mjeti i paraqitur në video është një pjesë e një procesi shpirtëror që përdoret për të pastruar shpirtin nga energjia negative dhe për të ofruar ngushëllim dhe qetësi për individët e prekur nga sihr (vuajtje shpirtërore). Ky proces është i rrënjosur thellë në besim dhe mirëqenie shpirtërore, duke synuar të ndihmojë ata që kanë nevojë të gjejnë paqe dhe shërim. Nuk shoqërohet me dhunë apo dëmtim në asnjë mënyrë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, 48-vjeçari Bruçi rezulton të ketë ndërruar emrin, më herët e ka pasur Agron Bruçi dhe ka precedent të theksuar kriminal brenda vendit, për kanosje dhe kundërshtim të policisë. Ai ka jetuar edhe jashtë vendit, ku ka të regjistruar po ashtu precedent kriminal për kanosje dhe trafikim të narkotikëve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit