Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëDetaje mbi vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, deklarohet edhe Policia

Detaje mbi vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, deklarohet edhe Policia

Ka vdekur L.F. 18-vjeçar që u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë, kanë konfirmuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç ka konfirmuar Agreta Gecaj-Gashi për KOHËN, i riu vdiq të shtunën, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve. Ajo ka thënë se viktima ishte pranuar në QKUK në njësinë e mjekimit intensiv me lëndime të rënda. Siç ka bërë të ditur Gecaj, bëhej fjalë për lëndime të rënda në tru.

Policia ndërkaq ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkohë me autorizim të prokurorit, vepra është ricilësuar nga tentimvrasje në vrasje të rëndë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se për këtë rast të dyshuarit ndodhen nën masën e paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale ‘Vrasje në tetnativë’ (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Rasti pati ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë. Dy persona ishin arrestuar si të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje. Sipas raportit 24-orësh të 15 janarit në vend të ngjarjes ishte konfiskuar një thikë dhe një veturë.

Për vdekjen e të riut ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. “Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, L.F. i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!” ka shkruar ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit