Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeDefektet u rregulluan, mbrëmë janë pastruar tre lokacione të fundit në Bllok...

Defektet u rregulluan, mbrëmë janë pastruar tre lokacione të fundit në Bllok 82 dhe tashmë është normalizuar gjendja në qytet”, deklaroi Daut Memishi

Në Tetovë, ndërmarrja komunale filloi pastrimin e mbeturinave, të cilat ishin grumbulluar me ditë të tëra. Ndërmarrja “Tetova” arsyetohet me problemet teknike që kanë pasur. Ndërkohë banorët kërkojnë që pastrimi të bëhet më shpesh.

“Pas disa javësh vonesë dhe grumbullim të një sasie të madhe të mbeturinave këtu në qytetin e Tetovës, ditë më parë, Ndërmarrja filloi pastrimin në gati gjithë qytetin. Shkak për vonesën e marrjes së mbetjeve sipas Ndërmarrjes, ka qenë defekti teknik në disa maune që bartin mbeturina, dhe që është tejkaluar tashmë. Premtojnë se tash e tutje nuk do ketë më vonesa në marrjen e mbeturinave”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Sipas ndërmarrjes komunale “Tetova” gjendja në qytet tashmë është normalizuar.

“Shkak ka qenë defektet që patëm në kamionët për marrjen e mbetjeve andaj u krijuan mini deponitë. Defektet u rregulluan me ndihmë edhe nga ca kompani private dhe mbrëmë janë pastruar tre lokacione të fundit në Bllok 82 dhe tashmë është normalizuar gjendja në qytet”, deklaroi Daut Memishi. Ndërmarrja Komunale “Tetova”.

Ndërkohë banorët ankohen për vonesat dhe kërkojnë nga komuna që pastrimi të bëhet sa më shpesh.

“Duhet përherë t’i marrim po i kanë lënë, ja krejt ishin jashtë mbetjet. Duhet më shpesh ti marrin por çka të bëjmë ja”.

“Duhet edhe më shpesh ti marrim por i marrin nuk mund të ankohemi. Më parë nuk i merrnin port ani po kjo është”.

“Patjetër meritojmë pastërti, por edhe ne duhet të jemi pak më të kujdesshëm në këtë drejtim sepse na mungon kujdesi. Po duhet më shpesh se është një pamje e keqe”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit