Gjykata Speciale përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se Gjergj Dedaj ka përfunduar dëshminë e tij në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Në njoftim thuhet se gjykimi rinis nesër, nga ora 09:00, kur pritet të dëshmojë dëshmitari i radhës i ZPS-së.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Gjergj Dedaj, seanca e sotme në gjykatën Thaçi etj. gjykimi është shtyrë. Gjykimi do të rifillojë nesër, më 9 nëntor 2023, në orën 09:00, kur pritet të nisë edhe dëshmia e dëshmitarit të radhës të SPO-së”, thuhet në njoftim.