Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeDebat për rolin e shoqërisë civile në raportet mes Maqedonisë së Veriut...

Debat për rolin e shoqërisë civile në raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Eurothink – Qendra për strategji evropiane sot organizon debat me temë “Roli i shoqërisë civile në raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.

Debati është në suaza të projektit “Lidhja e shoqërive civile: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria”, mbështetur nga Ambasada çeke në Shkup.

“Kafe debatet janë të parapara të shërbejnë si diskutime të shkurta joformale, në mënyrë që të lehtësohet komunikimi rreth temave të ndjeshme në dy shoqëritë”, thekson Eurothonk në paralajmërimin për ngjarjen.

Folës në debat janë ambasadori çek, Jarosllav Ludva, drejtori ekzekutiv i Eurothink – Qendra për strategji evropiane, Dimitar Nikollovski, Vanja Petrova, analiste seniore, Programi ekonomik nga Qendra për studim të demokracisë, Bullgari, Nikica Korubin, ish-deputete dhe Ilina Mangova bfa Instituti republikan ndërkombëtar.

Publikun do ta përbëjnë profesorë universitarë, ambasadorë të rinj evropianë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit