Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeDavid Cameron në Kosovë, sot takohet me Osmanin dhe Gërvallën

David Cameron në Kosovë, sot takohet me Osmanin dhe Gërvallën

Kryediplomati britanik, David Cameron, mbrëmë ka arritur në Prishtinë për vizitë zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas agjendës, Cameron sot në orën 08:00 do të pritet në takim nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla Schwarz. Pas takimit, dyshja do dalin në konferencë të përbashkët për media.

Po ashtu në orën 09:10, kreu i diplomacisë britanike do shkojë në Presidencë, ku do të takohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Cameron i cili për herë të parë po vizitin Kosovën, mbrëmë u takua me kryeministrin, Albin Kurti.

Në takim u fol për fushat dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve, teksa Kurti e njoftoi Cameronin me progresin dhe arritjet e Kosovës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit