Gjatë ditës së djeshme kishte ndërprerje të votimit në vendvotimet 1075, 1100 dhe 1090, të gjithë në Kumanovë. Ndërprerja zgjati më shumë se tre orë dhe sipas nenit 151, KSHZ-ja duhet të sjell vendim për prishje të votimit në këto tre vendvotime. Duke pasur parasysh se numri i votuesve të regjistruar në këto vendvotime, gjegjësisht 872 votues, nuk ka ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, votimi në këto vendvotime nuk do të përsëritet.