Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeDASH: Të përfshirët në sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

DASH: Të përfshirët në sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se pret që Serbia të marrë hapa tjerë të depërshkallëzimit dhe të vazhdojë me tërheqjen e trupave. Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, ka thënë se është vërejtur disa tërheqje të forcave dhe pajisjeve që nga thirrja jonë më 29 shtator.

“Presim që Serbia të marrë hapa tjerë të depërshkallëzimit dhe të vazhdojë me tërheqjen e trupave”, ka thënë Patel.

Gjithashtu DASH pret që të gjithë të përfshirët në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të dalin para drejtësisë. Zëdhënësi i DASH-it, Patel,  është pyetur në konferencë për media në lidhje me arrestimin e terroristit, Milan Radoiçiq.

“Ne kemi parë raportet, nuk do të shkojmë para hetimeve, ne e dimë se sulmet ishin mirë të koordinuara dhe planifikuar. Dhe të gjithë që ishin të përfshirë në planifikim dhe ekzekutim të këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, ka theksuar Patel.

Radoiçiq është liruar nga autoritetet serbe. Atij është thënë se i është ndaluar hyrja në Kosovë. rtklive

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit