Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeDaniela Malo, shembull i një suksesi të ngritur mbi dashurinë për dijen...

Daniela Malo, shembull i një suksesi të ngritur mbi dashurinë për dijen dhe punën

Daniela Malo është shqiptarja, e cila së fundmi është përzgjedhur presidente e Asosacionit Helen të Menaxhimit Farmaceutik, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka përfunduar studimet pasuniversitare për Marketing dhe Komunikim në Universitetin e mirënjohur të Athinës për Ekonomi dhe Biznes (ASOEE).

Daniela jeton në Greqi që nga viti 1993 dhe ka një karrierë shumëvjeçare në pozicione drejtuese në sektorët e marketingut dhe shitjeve, në kompaninë prestigjioze dhe më të madhe farmaceutike,  kërkim-zhvillimit pranë Institutit të Kërkimeve të Eksportit në Selanik.

Ajo është anëtare e Akademisë Helene të Marketingut, anëtare e Komitetit të Publicitetit dhe Komunikimit të Asosacionit Helen të Industrisë së Kujdesit Shëndetësor të Klientëve.

Daniela Malo është në dukje një vajzë e zakonshme, por me një vullnet të jashtëzakonshëm, që nuk i lë asgjë në dorë rastësisë. Tashmë Presidente e votuar e Asosacionit Helen të Menaxhimit Farmaceutik, pas një karriere shumëvjeçare në krye të pozicioneve drejtuese në sektorët e marketingut dhe shitjeve, në kompaninë prestigjioze dhe me te madhe farmaceutike, Daniela gëzon jo vetëm vlerësimin e bashkëpunëtorëve të saj, por shquhet për rezultatet reformuese me ndikim të drejtpërdrejtë në imazhin e organizmave ku vepron.

Selaniku ishte qyteti i parë grek që do ta njihte dhe do ta përqafonte vajzën e vogël korçare, ndërsa Kastoria do t’i jepte formimin në shkencën e Tregtisë Ndërkombëtare, duke i hapur dyert e punësimit në fushën e kërkim-zhvillimit pranë Institutit të Kërkimeve të Eksportit në Selanik. Kush e ka në gjen punën, nuk mjaftohet me pak. Kështu Daniela e re konkurroi mes qindra studentëve dhe fitoi e para bursën e Fondacionit Helen të Bursave (IKY) për të ndjekur pasuniversitarin për Marketing dhe Komunikim në Universitetin e mirënjohur të Athinës për Ekonomi dhe Biznes (ASOEE).

Një studente e palodhur spikat përherë dhe kur kjo kombinohet me një trup motivuese akademike, arritjet e ardhshme janë çështje kohe. Daniela tregon me krenari se si studente dhe pjesë e ekipit të profesorit të shquar dhe të paharruar, z. Avloniti, dera e Athinës u hap lehtë dhe prej asaj kohe rruga e saj është vetëm një ngjitje… nga menaxhere kërkim-zhvillimi në… ekipin udhëheqës. Tashmë me një listë të gjatë suksesesh profesionale dhe organizimesh të eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Daniela është shpesh e ftuar si folëse kryesore në një sërë kongresesh të rëndësishme dhe universitete publike e private për të motivuar më të rinjtë. Pjesë e një sërë komisionesh vlerësimi të çmimeve të ekselencës, anëtare e Akademisë Helene të Marketingut, anëtare e Komitetit të Publicitetit dhe Komunikimit të Asosacionit Helen të Industrisë së Kujdesit Shëndetësor të Klientëve, ajo me meritë të plotë mori shumicën e votave për pozicionin e Presidentes së Asosacionit Helen të Menaxhimit Farmaceutik.

Në fshatin Dhipotam të Kosturit, në vitin 1993, mbërriti pas një marshimi të gjatë nëpër male me gjyshin e saj, një vajzë e vogël mirënjohëse korçare, e cila 10 vjet më vonë do të rikthehej në këtë fshat për t’u dhënë mësim nxënësve të tij, në gjuhën angleze. Që prej atij viti jeta e saj do të ishte një maratonë studimesh dhe kualifikimesh të pandërprera deri më sot, krahas punës dhe familjes së bukur me dy fëmijët e saj. Krenare për origjinën dhe rrugëtimin, bijë e dy prindërve të palodhur dhe atdhedashës dhe, siç thote vetë, duke marrë shumë frymëzim nga i ati për të qenë gjithnjë e para, Daniela Malo është shembulli i një suksesi të ngritur mbi dashurinë për dijen dhe punën, me tiparet më të mira nga të dy vendet dhe duke rrezatuar vetëm pozitivitet.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit