Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua mesditën e kësaj të hëne në hyrje të Tiranës.
Në një video të publikuar nga Klan TV, shihet momenti i arrestimit të kreut të PL-së, automjeti i të cilit u rrethua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Meta u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga SPAK për akuzën zyrtare të ngritur ndaj Metës.
Për arrestimin e tij kanë reaguar kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe Tedi Blushi. Ky i fundit e quajti arrestimin e Metës si akt kriminal.
https://www.instagram.com/reel/DBYtIGvNXn-/?utm_source=ig_web_copy_link