Saturday, November 2, 2024
spot_img
BallinaKuriozitete“Ç’ka Ka Qëllu”, ndër 100 restorantet më të mira në Nju-Jork

“Ç’ka Ka Qëllu”, ndër 100 restorantet më të mira në Nju-Jork

Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”, sërish është listuar nga The New York Times si një ndër 100 më të mirët në Nju-Jork.

Prestigjozja amerikane ka bërë një list të 100 restoranteve më të mirë nga 27 mijë të tillë që ishin në garë.

Pronari i restorantit është shtetasi shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kukaj shpreh enntuziazmin që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA.

“27.000 restorante janë në Neë York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë?

Duhet veçuar se në këtë restorant ka gatime tradicionale shqiptare, gjithashtu një ambient që përkon me traditën e mirëfilltë shqiptare.

Sipërmarrja e Kukaj i shtohet listës së sipërmarrjeve shqiptare, të cilat jo vetëm ruajnë traditën në gatim, por edhe promovojnë kulturën tonë kombëtare në botë.

Gjithashtu muzikë tradicionale shqiptare është ajo që e bën të veçantë, por edhe ushqim tradicional shqiptar, e që është shumë i shijshëm dhe i veçantë. Pronarët shqiptarë janë përkujdesur për çdo detaj, andaj sigurisht se ia vlen ta vizitoni.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit