Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeÇështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për BE-në, por është mirë...

Çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për BE-në, por është mirë të zgjidhen, ndryshimet kushtetuese mbeten kusht

Pas të dërguarit special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, sot në Shkup do të qëndrojë edhe kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri gjerman shtetëror për Evropën, Mihael Rot, në kuadër të përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për hapjen e rrugës evropian të Maqedonisë së Veriut dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese si kusht për përparimin drejt BE-së.

Rot do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me përfaqësues të Qeverisë dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjen rajonale “Avancimi i procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare” në të cilën janë të ftuar deputetë dhe përfaqësues të shërbimeve të ekspertëve, të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Bundestagut gjerman dhe të Parlamentit Evropian.

Në debat do të marrë pjesë edhe Saracin, i cili në takimet e djeshme me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës porositi edhe një herë që të mos nënvlerësohet periudha kohore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, si dhe rreziqet e një shkëputjeje të mundshme në rrugën drejt BE nëse nuk plotësohen kërkesat. 

“Republika Federale Gjermane dëshiron që procesi i ndryshimeve kushtetuese të rrumbullakohet sa më shpejtë. Duke e pasur parasysh mundësinë për hapjen e negociatave me Ukrainën në dhjetor të këtij viti, rreziku nga veçimi i vendit tonë nga vendet tjera, pa përmbushjen e kërkesave të duhura evropiane, është i paevitueshëm. Për këto arsye, me rëndësi është se si do të formulohet pyetja e nxjerrjes së ndryshimeve kushtetuese, por akoma më me rëndësi është mos nënçmohet periudha kohore për nxjerrjen e tyre. Vështrimi i tij është se është humbur shumë kohë në rajon, ndërsa dinamika aktuale në BE për përshpejtimin e procesit të zgjerimit nuk guxon të lëshohet”, theksoi Saracin.

Да не се потценува временскиот период за донесување на уставните измени, порача денеска во Скопје специјалниот германски пратеник за Западен Балкан, Мануел Сарацин на средбата со претседатело

Saracin, i cili mori pjesë në Forumin e Prespës në qershor, në intervistë për MIA-n tha se Maqedonia e Veriut nuk ka shumë kohë për të humbur, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë.

“Nëse i hapni klasteret tani pas ndryshimeve kushtetuese, rruga e vendit drejt BE-së është e pakthyeshme. Ju keni bërë një hap shumë të rëndësishëm dhe të gjithë e dinë që vendi juaj do të afrohet, nuk e dimë sa shpejt, por askush nuk mund ta kthejë më vendin prapa. E shohim se çfarë po ndodh në lagjen tuaj dhe sa e rrezikshme është, ku protesta të dhunshme po përsëriten pas shumë vitesh në rrugë dhe çfarë do të thotë kjo për ndjenjat e qytetarëve të këtij rajoni. Kjo thotë: aderoni sa më shpejt, jini sa më afër Bashkimit Evropian, bëjeni këtë rrugë të pakthyeshme tani, në mënyrë që të jeni më të sigurt në zhvillimet e mundshme në të ardhmen, ndërsa ne nuk dimë çfarë të presim në javët dhe muajt në vijim”, deklaroi në atë kohë diplomati gjerman.

Ai në atë kohë vlerësoi se nuk është reale të pritet që Korniza Negociatore të rihapet dhe ka shtuar se Gjermania do të jetë kundër kësaj.

Mesazhet e deputetit gjerman për Ballkanin Perëndimor nuk e ndryshojnë për momentin qëndrimin e opozitës VMRO-DPMNE, pa mbështetjen e së cilës nuk mund të sigurohet shumica e nevojshme dy të tretash në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës, që është kusht që Bullgaria të heqë veton për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, në takimin e djeshëm me Saracin, përsëriti qëndrimin se “kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për një hap të tillë dhe se ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar nuk do të ndodhin”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, lë hapësirë ​​për marrëveshje mes partive politike për ndryshimet kushtetuese, të cilat, sipas tij, i hapin rrugën BE-së.

Ajo që pritet para nesh është harmonizimi i partive politike, sepse kemi një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, e ai është vazhdimi i integrimit evropian të shtetit, theksoi sot nga Gjevgjelia kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen nëse është e mundur ndonjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në opozitare për ndryshimet kushtetuese.

Kovaçevski theksoi se votimi në Kuvendin e RMV-së do të thotë votim për sigurimin e të ardhmes evropiane të shtetit dhe vazhdim i procesit të eurointegrimit, i cili varet nga ne.

“Më herët nëse kemi patur veto nga jashtë sot për herë të parë mundet vetoja të vijë brenda nga shteti. Megjithatë ja t’i japim hapësirë procesit, që të gjithë të mund t’i thonë qëndrimet e tyre dhe t’i  modulojnë konform interesave të tyre dhe interesave të qytetarëve, të cilët duan me shumicë të madh mbi 80 për qind të jetojnë në vend-anëtar të BE-së”, thotë Kovaçevski.

Edhe në takimin që kryeministri pati me Manuel Saracin, u vlerësua se vendimi për të sjellë ndryshimet kushtetuese është një vendim për të qenë pjesë e BE-së. Maqedonia e Veriut po përballet me një moment historik, të papërsëritshëm që pashmangshmërisht do të çojë në zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe në krijimin e një shteti të begatë evropian që do të mundësojë cilësi më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët, përfunduan Kovaçevski dhe Saracin.

Mesazhe dhe zotime për integrim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE janë dërguar dje nga takimi i liderëve të vendeve nga Procesi Bërdo-Brioni, i cili u mbajt në Shkup.

Çështjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë hyrjen në BE, por do të ishte në interes si të Unionit ashtu edhe të vendeve kandidate nëse do të zgjidheshin, mendojnë liderët e vendeve të përfshira në proces.

Presidenti Stevo Pendarovski, në konferencën e përbashkët për shtyp me ko-nikoqirët e takimit, presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc-Musar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, theksoi se nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor vendosen që fillimisht të zgjidhin mosmarrëveshjet bilaterale, atëherë asnjë nuk do të hyjë në BE.

“Në tre vitet e fundit kemi pasur një çekuilibër serioz në këtë kuptim, sepse problemi bilateral me Bullgarinë, fatkeqësisht mbuloi të gjithë agjendën tradicionale të anëtarësimit. Shpresojmë se kjo do të ndryshojë së shpejti, sepse nëse në Ballkanin Perëndimor insistojmë që fillimisht të zgjidhen kontestet e pastra bilaterale, e sidomos nëse ato bazohen në histori dhe emocione, atëherë asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të hyjë në BE, tha Pendarovski.

Presidenti kroat Zoran Milanovic, nga ana tjetër, beson se kriteret për anëtarësim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe janë po aq të rëndësishme për hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se këto janë procese që zhvillohen paralelisht. .

“Të dyja janë të rëndësishme. Ka çështje të hapura, si mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat nuk njihen reciprokisht. Por këto janë procese që zhvillohen paralelisht dhe është mirë që ka një dialog për të arritur zgjidhje. Gjëja më e keqe është kur linjat telefonike dhe komunikimet bien, sepse kjo praktikisht do të thotë vdekje për dialogun, për komunikimin, për mirëkuptim të ndërsjellë, madje edhe për keqkuptim”, tha Milanoviq.

Presidentja sllovene Pirc-Musar theksoi se ajo është kundër zgjatjes së procesit të anëtarësimit në BE për shkak të problemeve dypalëshe.

“Nuk jam përkrahës i vonesës së hyrjes në BE për shkak të vonesës së çështjeve dypalëshe. Unë nuk jam dakord me qëndrimin e disa vendeve që fillimisht të lidhin një marrëveshje dhe më pas të vazhdojnë negociatat. Këto procese duhet të ndodhin njëkohësisht, tha Pirc. Megjithatë, thotë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe është në interes të BE-së, të anëtarësimit në Union dhe natyrisht në interes të shteteve që duan të anëtarësohen.

Liderët e vendeve të përfshira në Procesin Bërdo-Brioni, në deklaratën e përbashkët nga takimi në Shkup, u zotuan se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gati për zgjerim sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se në vitin 2030. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të intensifikohet dialogu strategjik me institucionet e BE-së në mënyrë që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit dhe të parandalohet lënia anash e rajonit.

“Reformat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike janë thelbësore për anëtarësimin në BE, si dhe forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratës publike. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të një rëndësie thelbësore për përparimin e rrugës evropiane, prandaj është e nevojshme të forcohet besimi reciprok, mirëkuptimi dhe zgjidhja e përhershme e çështjeve dypalëshe, si solidaritet reciprok i vendeve, thuhet në deklaratën e përbashkët nga Shkupi për liderët e vendeve pjesëmarrëse nga Procesi Bërdo-Brioni. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit