Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeBytyqi: Nuk largohem nga LSDM-ja

Bytyqi: Nuk largohem nga LSDM-ja

Nënkryetari i dorëhequr i LSDM-së dhe tani deputet i sapozgjedhur, Fatmir Bytyqi ka përgënjeshtruar shkrime të disa mediave se ai do të braktisë partinë e tij Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe do t’i bashkohet një parti tjetër, e që siç u aludua VLEN-it.

“U bëj thirrje mediave, por edhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “jozyrtarisht…”. Anëtarësimi im në LSDM dhe roli i nënkryetarit janë të rrënjosura në vlerat që i ndaj me pjesën më të madhe të bashkëpartiakëve të mi. Si deputet do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë ata që votuan për koalicionin tonë dhe mbetem aleat i të gjithë atyre që janë pro reformave të sinqerta brendapartiake. Së bashku me bashkëpartiakët e mi do t’i sjellim ato ndryshime. Unë jam këtu, askund nuk po shkoj, qëndroj fort në rrugën e socialdemokracisë!”, ka nënvizuar Bytyqi, që deri tani mban postin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit