Krahas ekipit olimpik të Kosovës, Lojërat Olimpike Paris 2024 do të kenë edhe një tjetër përfaqësues shqiptar.
Është Bujar Shabani, ortopedi i përzgjedhur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për t’u shërbyer sportistëve olimpistë nga e mbarë bota gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024.
Bujari, falë edhe mbështetjes së KOK-ut, ka përfunduar shkollën sportive, të vetmen të akredituar nga IOC për t’u përzgjedhur më pas si mjek sportiv në spitalin olimpik, që ndodhet në Fshatin Olimpik në Paris 2024.