“Ju e shkatërruat Universitetin e Tetovës”, “Ju e përzutë rininë”, “Depolitizoni universitetin”, ishin vetëm disa nga mbishkrimet në pankartat të cilat i mbanin në duar në shenjë proteste përfaqësues të rinis së VLEN-it, gjatë vizitës së ministrit të jashtëm Bujar Osmani në Universitetin e Tetovës (UT). Ky i fundit në një deklaratë për media para hyrjes në universitet deklaroi se në Universitetin e Tetovës do të mbaj një ligjëratë për Bashkimin Evropian dhe se aktiviteti i tij nuk ndërlidhet me aktivitetet partiake. Megjithatë të kundërtën e pohuan aktivistët e VLEN-it të cilët mes tjerash kërkuan edhe de-politizimin e Universitetit të Tetovës, shkruan Alsat.
“Sot jemi këtu shkaku se këto kanë ardhur këtu për interesat e tyre personale, politike, studentët të cilët kanë mundur të hyjnë kanë qenë të zgjedhur, ato që janë të BDI-së, dhe ne jemi kundër kësaj, për arsye se edhe ne jemi student dhe kërkojmë të drejtat tona, nuk duhet vetëm këta të BDI-së të hyjnë dhe të presin Bujar Osmanin. Këta janë shkaktar që rinia po ikë prej vendit tonë, e këta kanë ardhur këtu ti tregojnë rinisë se këtu është më mirë, ndërsa ndodhë e kundërta”, tha Bergin Islam, VLEN. /Alsat.mk