Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeBudallallëqet e Rames nuk kanë fund, kush duhet ta ndalë?

Budallallëqet e Rames nuk kanë fund, kush duhet ta ndalë?

Budallallëqet e Rames po vazhdojnë, deklarata e radhës ishte më shumë se skandaloze, irrituese dhe sulm e shuplakë e rëndë për Kosovën, pa çka se Kosova tani ndodhet në periudhën më delikate që pas lufte. Rama e ka quajtur Kosovën si një pikë të nxehtë, duke shtuar se “me kalimin e viteve” Kosova është “bërë toka e askujt”, dhe këtë deklaratë e ka dhënë për prestigjiozen britanike “Financial Times”. Çfarë pas kësaj? Kjo deklaratë e Rames në situatën kur Kosova ka nevojë për përkrahje më shumë se asnjëherë më parë është veprim anti-kombëtar dhe si tillë duhet të dënohet. Ky njeri nuk di të ndalur, Kosova më shumë po sulmohet nga Tirana se nga Beogradi, kjo është e pa tolerueshme dhe duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë. Fushata  tij kundër Kosovës ka zanafillë më të hershme, por që edhe në këto momente delikate për sigurinë e Kosovës sërish pozicionohet në anën e gabuar kjo gjë është e papranueshme. Arroganca e shfaqur në publik prej tij justifikohet sikurse ves negativ dhe kompleks i tij, por që në asnjë mënyrë nuk duhet të justifikohet dëmi që po ia shkakton Kosovës ndër vite. Megjithatë, po shihet që budallallëqet e Rames nuk kanë fund, por duhet që ndokush ta ndalë sepse ka kaluar çdo limit dhe nuk po qëndron brenda kufijve të pozitës së tij. Duke tentuar të luaj rolin e liderit të madh, ka ngecur në një lider që nuk e do as kombi as qytetarët e vendit të tij. Shqipëria është e kapur dhe duhet një mobilizim serioz për të shkaktuar një revolucion të shumë nevojshëm atje, shkruan Zhurnal.

Çka tha Rama?

Edi Rama ka dhënë një prononcim për gazetën e njohur britanike “Financial Times”, ku ka folur për situatën politike në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Sipas Ramës, Kosova është “një pikë e nxehtë”. Për më shumë, në këtë prononcim, Rama ka përdorur edhe një togfjalësh të çuditshëm, duke iu referuar Kosovës si “tokë e askujt”. Me këtë deklaratë dhe këtë përmbajtje ka fyer dhe ofenduar rëndë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Veriu i Kosovës është pjesë e territorit të Republikës së pavarur të Kosovës dhe askush përpos Serbisë deri në këto momente nuk e ka quajtur si tokë të askujt. Por, ky trimi nga Tirana e merr guximin të luaj eshtrat e të gjithë të sakrifikuarve për çdo pëllëmbë të tokës brenda atyre kufijve të jetë e pavarur.

Nuk e la me kaq, mbase i ka ngjarë se nuk ka folur sa Vuçiqi, e për t’ia kaluar atij ka vendosur që ta përsëritë një budallaki tjetër që e lëshoi javë më parë. Përderisa i gjithë faktori ndërkombëtarë, të gjithë akterët politik të Kosovës kërkonin heqjen e trupave ushtarak të Serbisë që ishin vendosur përreth kufirit me Kosovën. Vetëm dy politikanë, njëri nga Beogradi e tjetri nga Tirana, Alekasandër Vuçiq dhe Edi Rama kërkonin që veriun e Kosovës ta merr nën kontroll KFORI dhe trupat e NATO-s.

Në artikullin e Financial Times, ai ka përsëritur kërkesën për rivendosë e kontrollit të veriut të Kosovës nga ana e NATO-s. Kryeministri shqiptar u ka bërë thirrje liderëve perëndimor për të zgjidhur “çmendurinë e pafund” ndërmjet vendeve të Ballkanit.

“NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë”, të thënë për FT.

Si u prit deklarata e Rames?

Nuk krijoi habi sepse deklarata të tilla në favor të Serbisë priten vetëm prej tij. Por, e këtyre përmasave ka qenë e paparamendueshme sidomos në situatën më tensionuese që pas lufte.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër Ramen, sipas saj kjo deklaratë e kryeministrit shqiptar është skandaloze edhe antikombëtare. Ajo ka bërë me dije se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërres në seancë urgjente Ramën për këtë deklaratë.

“Kuvendi i Shqiperise duhet ta therras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Nuk ka qëndruar i heshtur as ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili shkroi në Facebook, se Edi Rama, Pashiqi shqipfolës, lëshon drejt Kosovës akuzat të padëgjuara nga ndonjë njeri tjetër veç nga padroni i tij Vuçiq dhe Sergey Lavrov.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaim, shkroi se thënia se diçka është e askujt, është ftesë për grabitqarë e plaçkitës.

“Nuk duhet të humbasim durimin me të në këto kohë kur kërkohet unitet, por duhet t’i shpjegojmë se Kosova është tokë e popullit të saj, me mbi 93% shqiptarë e pjesa tjetër minoritete me të drejta të gjera e të thella. Kosova ka institucione shtetërore profesionale, të vlerësuara ndërkombëtarisht si demokratike, më të drejta e më të pakorruptuara se vendet fqinjë.

E sa i përket kriminalitetit, Kosova ka kriminalitetin më të ulët në Ballkan, sipas monitoruesve ndërkombëtarë”.“Përshembull, që ta kuptojë më mirë Rama, zëvendëskryeministri i Kosovës sot nuk është në arrati prej drejtësisë të vendit të vet, por është në Bruksel si i ftuar, për të ligjëruar mbi rrugën evropiane të Kosovës”, u shpreh Zaimi.

Megjithatë, po shihet që budallallëqet e Rames nuk kanë fund, por duhet që ndokush ta ndalë sepse ka kaluar çdo limit dhe nuk po qëndron brenda kufijve të pozitës së tij. Duke tentuar të luaj rolin e liderit të madh, ka ngecur në një lider që nuk e do as kombi as qytetarët e vendit të tij. Shqipëria është e kapur dhe duhet një mobilizim serioz për të shkaktuar një revolucion të shumë nevojshëm atje.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit