Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar dhunën ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.
Ai ka kërkuar nga autoritetet kosovare dhe nga protestuesit serbë të de-eskalojnë situatën në veri të vendit.
“BE dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprat e dhunshme të kryera ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë, janë absolutisht të papranueshme”, ka shkruar ai në Tëitter.
Siç ka thënë ai, BE kërkon de-përshkallëzimin e situatës menjëherë dhe pa kushte.
“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”.