Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeBorrell: Do të bëjmë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e...

Borrell: Do të bëjmë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur sërish për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Ohër një vit më parë.

Borrell është shprehur se do të vazhdojnë me presionin ndaj të dyja palëve që kjo marrëveshje të zbatohet.

Ai këto deklarata i bëri në prag të nisjes së takimit ministror të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha po fluturon dhe tashmë është bërë një vit prej kur kishim arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të lëviznin përpara drejt normalizimit, për fat të keq, përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, Serbia dhe Kosova kanë arritur shumë pak progres”, ka thënë Borrell .

Borrell ka thënë se së shpejti do të ketë një takim të radhës në Bruksel në nivelin e kryengeociatorëve.

“Së shpejti do të kemi takimin tjetër të kryenegociatorëve këtu në Bruksel. Më vjen keq se kjo marrëveshja, e cila ishte shumë vështirë të arrihej, nuk është zbatuar. Do të vazhdojmë të bëjmë presion ndaj të dyja palëve në mënyrë që të lëvizin përpara. Por, një vit më vonë, zbatimi nuk ka qenë aq sa unë kisha pritur të jetë”, ka thënë shefi i diplomacisë së BE-së

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit