Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeBlinken: SHBA qëndron pas Maqedonisë së Veriut në përpjekjet për sundimin e...

Blinken: SHBA qëndron pas Maqedonisë së Veriut në përpjekjet për sundimin e ligjit

Sot, në dy vjetorin nga tragjedia e tmerrshme në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona, në Tetovë do të ketë marsh protestues, në të cilin familjarët e viktimave do të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura. Protesta do të fillojë në ora 14:00 me pikënisje nga lokacioni ku ishte spitali modular, do të vazhdojë në qendër dhe më pas deri te Gjykata e Tetovës.

Familjarët janë shprehur se përmes kësaj proteste do të shprehin mllefin ndaj drejtësisë së munguar për familjarët e tyre. Ata kërkuan që protesta mos të politizohet. Politika, sipas tyre, ka heshtur për këtë rast, andaj ata do të vazhdojnë protestat.

Konsiderojnë se drejtësi në vend nuk ka dhe nëse ky rast përfundon këtu, do të shkojnë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut e njohur ndryshe si Gjykata e Strazburgut.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit