Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeBlerja e Javelin nga Kosova duket punë e kryer – Kongresi bllokon...

Blerja e Javelin nga Kosova duket punë e kryer – Kongresi bllokon rrallë – Biden ka veto

Kongresi Amerikan nuk do të vendosë formalisht që Kosovës t’i shiten sistemet raketore Javelin. Nuk pritet ndonjë kundërshtim nga kongresistët, të cilët do të mund të bëjnë ndonjë pyetje për këtë çështje. Ligji i lejon ata që edhe ta kundërshtojnë këtë shitje, por në fund të fundit, presidenti Joe Biden mund të vendosë vetë që t’ia shesë Kosovës raketat anti-tank.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, të enjten u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit ia dha lajmin se SHBA-ja do t’ia shesë Kosovës 246 raketa Javelin.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi po atë ditë se e ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e këtyre sistemeve kundërajrore që prodhohen në SHBA, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Siç paralajmëroi Hill, kërkesa shkon në Kongresin Amerikan, nga ku fillon procedura zyrtare e shitjes. Vuçiq shprehu “zhgënjim të madh” për këtë, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të nesërmen se ka besim të plotë që Kongresi do ta mbështesë Kosovën në kërkesën e saj për t’i blerë raketat anti-tank, Javelin.

“Kam besim të plotë se Kongresi do ta mbështesë këtë shitje të mundshme ndaj vendit më proamerikan në tokë, si një akt që do ta rrisë sigurinë në Kosovë, në rajon dhe në kontinentin europian”, shkroi Osmani në platformën X. Ajo tha se për këtë çështje kishte biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, qysh në korrik të vitit 2022.

Një burim nga Departamenti amerikan i Shtetit i tha Gazetës Express se rastet e propozuara të shitjeve të huaja ushtarake në përgjithësi nuk vendosen në agjendë të Kongresit për veprime formale.

Kërkesa e Kosovës, siç tha ky burim, do t’i nënshtrohet një periudhe 30 ditore ku do të njoftohet Kongresi. Kongresistët amerikanë do të kenë mundësi ta rishikojnë këtë çështje dhe mund të bëjnë pyetje për të.

Ligji amerikan i lejon kongresistët që të lëvizin për të mos e miratuar këtë shitje, por, burimi nga Departamenti i Shtetit thotë se kjo është një dukuri e rrallë. Nevojitet shumica e votave për një rezolutë kundër kësaj shitjeje në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Madje edhe atëherë, siç thotë ky burim, shitja mund të mos refuzohet, pasi i nënshtrohet një vetoje presidenciale. Pra, presidenti Joe Biden në fund të fundit mund të vendosë vet që t’ia shesë Kosovës raketat Javelin.

Pasi të përfundojë periudha 30 ditore ku Kongresi Amerikan do të njoftohet për këtë çështje, Kosova duhet vetëm të konfirmojë se dëshiron t’i blejë këto sisteme kundërajrore dhe shitja përfundon edhe teknikisht.

DASH ka thënë se shitja e sistemeve Javelin Kosovës “do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri europian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Europë”.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nga SHBA-ja është kërkuar të blihen edhe armë të tjera, përveç 246 raketave anti-tank Javelin. Qeveria dëshiron të blejë edhe dronë amerikanë, ndërsa ka paralajmëruar se ushtria do të pajiset edhe me helikopterë. Përveçse është kërkuar blerja e raketave Javelin, vitin e kaluar Kosova ka blerë nga Turqia edhe dronë Bayraktar.

Kosova edhe më herët ka pranuar armatim nga SHBA-ja, kryesisht në formë donacioni. Në vitin 2018, Qeveria e atëhershme kishte nënshkruar një kontratë mekompaninë amerikane AM General për ta pajisur Forcën e Sigurisë së Kosovës me 51 automjete të tipit Humvee. Dy vjet më vonë, Kosova kishte blerë automjete tjera ushtarake nga Amerika, ndërsa në vitin 2021, SHBA-ja ia kishte dhuaruar Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit