Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeBesimtarët ortodoksë e festojnë Epifaninë – Ujin e Bekuar

Besimtarët ortodoksë e festojnë Epifaninë – Ujin e Bekuar

 Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Epifaninë e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani pagëzuesi e ka pagëzuar Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Uji i bekuar për shkak të shërbimit të madh në ujë që kisha e kryen në këtë ditë.

Edhe këët vit do të vazhdojë tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujërat e bekuar. Dioqeza ortodokse e Shkupit pranë KOM-AO do ta organizojë bekimin tradicional të ujërave në lumin Vardar dhe aktin e hedhjes së kryqit.

Siç deklaruan për MIA-n nga Dioqeza e Shkupit, këtë vit janë paraqitur 157 qytetarë të cilët do të tentojnë ta kapin kryqin që do të hidhet në lumin Vardar.

Shënimi i festës do të fillojë në orën 9 me liturgji në kishën e ShënMërisë me të cilën do të shërbejë arqipeshkvi i Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z. Stefani.

Pas përfundimit të liturgjisë, në orën 12:00  z.z.Stefani do ta hedhë kryqin në lumin Vardar.

Në aktin e bekimit të ujit në lumin Vardar dhe hedhjen e kryqit do të marrin pjesë edhe kryeminitri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Кристијан Нинески беше најсреќниот меѓу многубројните верници кои денеска на Богојавеление – Водици скокнаа во реката Вардар и го извади осветениот крст.

Sipas besimeve, ai që do ta kapë kryqin, do ta ndjekë fati dhe bekimi tërë vitin. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me krishtin, ndërkaq besohet se me hedhjen e kryqit, ujërat bëhen të shërueshme.

Në vendin tonë, në pajtim me Ligjin për festat, Epifania – Uji i bekuar është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit