Ministri i Financave, Fatmir Besimi sonte për “Telma” tha se qeveria është në bisedime me një agjenci qeveritare amerikane që do të ndihmonte në financimin e ndërtimit të autostradave të Korridorit 8 dhe 10d nga kontraktori “Bechtel dhe Enka”.
Sipas Ministrit, edhe për këtë do të duhet të kalojnë në Kuvend vendime të veçanta ligjore. Aktualisht po zhvillohen negociata me disa huadhënës të cilët do të ndihmonin në realizimin e këtij projekti, financimi i të cilit aktualisht varet vetëm nga buxheti i shtetit.
“Jemi në komunikim me bankën EXIM (eksport-import), e cila është një bankë shtetërore nga SHBA-të, si dhe me bankën shtetërore të Britanisë së Madhe, ndërsa jemi duke biseduar edhe me një konsorcium tjetër për ta financuar.
Nga aspekti i shpenzimeve shtetërore do të shohim se është më optimale”, theksoi Besimi.