Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBesimi: Çdo vit ikin të punësuar nga Ministria e Financave

Besimi: Çdo vit ikin të punësuar nga Ministria e Financave

Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se në vitet e fundit është ulur numri i të punësuarve në administratën publike, shkruan TV21. Besimi thotë se punësimet në administratë shënojnë rënie për 3-5 për qind, në nivel vjetor.

“Nëse shihni mbrapa, në 4 vjetët e fundit, të punësuarit në administratë publike dhe sektorin publik, bie numri. Nga viti në vit, vetëm në vitin e fundit, diku 3-5% vjetore, në 3 vjetët e fundit ulet numri i administratës”, tha Besimi.

I pyetur për shpalljet e fundit për punësime në Ministrinë e Financave, Besimi tha se nga ky institucion vazhdimisht ikin kuadrot.

“Ka ikje të kuadrove në Financa, dhe gjatë gjithë kohës duhet të mbushet, kjo nuk është vetëm këtë vit, nëse shihni prapa, për Financa në 6 muaj kemi pasur shpallje, sepse ka ikje çdo vit. Në vitin 2022 ka pasur 67, në 2023, 40 e diçka , 2021, 56 ikje nga Financat, flas për të punësuar”, pohoi Besimi./tv21.tv

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit