Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeBESA: Vrasja e “Vanjës”, qytetarët totalisht të pasigurt nga shteti (Video)

BESA: Vrasja e “Vanjës”, qytetarët totalisht të pasigurt nga shteti (Video)

Lëvizja Besa ka reaguar pas vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, duke vlerësuar se ky rast rrit pasigurinë e qytetarëve.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Lëvizjes BESA

Krimi po vlon, ndërsa qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti. Ata madje
thonë se “ka ardhur koha që sigurinë për vete dhe familjarët e tyre ta marin vetë
në dorë”. I gjithë ky mllef i qytetarëve dhe e gjithë kjo pasiguri, rritet edhe më
shumë pas rastit të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila, u gjet e pajetë, një javë
pas zhdukjes!

Familjarët dhe të afërmit, qëndruan në ankth dhe shpresë se ajo do të kthehej e
gjallë. Por policia dështoi. Derisa kriminelëve iu deshën vetëm disa sekonda për ta
grabitur dhe ta vrasin, policisë i duhej një javë kohë që në fund ta gjejë të vdekur.
Po ashtu u gjet edhe një trup i pajetë i 74 vjeçarit nga Velesi, i cili po ashtu
dyshohet se është vrarë nga grupi i njëjtë kriminel, i cili në Shkup vepron për një
kohë më të gjatë.

Kjo e nxjerr në pah të vërtetën se Maqedonia e Veriut është shndërruar në fushë
krimi dhe fole të kriminelëve, të cilët zhvasin, grabisin dhe vrasin qytetarët, por
pasurojnë pushtetarët. Vetëm në muajt e fundit, kishim disa herë gjuajtje dhe
plagosje në vende publike dhe qendëra tregtare, droga qarkullon në çdo lokal dhe
nëpër shkolla të mesme ndërsa numri i kriminelëve rritet. Por ndëshkimi dhe
përgjegjësia për ta nuk ekziston.

Është më se e qartë se nëse funksionarë të pushtetit, e sidomos të policisë nuk do
të bashkëpunonin me kriminelët, krimi nuk do ti arrinte këto përmasa. Andaj
skandalet dhe krimet që shfaqen çdo ditë vetëm heshten dhe neglizhohen po
ashtu nga pushteti, duke filluar prej tek kryeministri, ministri i brendshëm e deri
tek funksionari më i vogël.

Pas gjithë kësaj nëse ministri Oliver Spasovski, zv/ministri Nazim Bushi, kanë
vetëm pak ndërgjegje dhe pak moral atëherë duhet urgjentisht të japin

dorëheqje. Në të kundërtën jemi të sigurtë se krimi do të rritet, pasiguria e
qytetarëve do të jetë edhe më e madhe, ndërsa vendi rrezikon të kalojë në anarki
ku çdo qytetar vetë do të kujdeset për sigurinë e tij dhe fëmijëve të tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit