Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeBESA: Krimi në BDI po vazhdon në një nivel më lartë

BESA: Krimi në BDI po vazhdon në një nivel më lartë

Nga Lëvizja BESA kanë reaguar rreth emërimit të drejtorit të ri në M-NAV, Hekuran Asani ku akuzojnë BDI-në për nepotizëm partiak

”Kriminelët e partisë po zëvendësohen me familjarët pretendent për kriminel më të mëdhej. Kështu funksionin Ali Ahmeti dhe BDI viteve të fundit. Pas skandalit në M-NAV burimi i së cilit ishte tek zhvatja përmes nepotizmit partiak, krimi vazhdon në një nivel më lartë.

Drejtori i ri i M-NAV po dilka se qenka nga Kërçova dhe rezultoj të jetë komshia i Ali Ahmetit! Pasi i rehaton fëmijët e tij, nipërit e të tjerët, Alia që të ketë në kontroll çdo institucion, fillimisht vendosi njerëz të afërt nga fshati i tij dhe rrethina nëpër gjykata e prokurori, e tani edhe në M-NAV edhe një komshi!

А ka kaq shumë vend Lista e Zezë e SHBA-së që të nxen të gjithë kriminelët e BDI-së dhe këtij pushteti!” – thonë nga Lëvizja BESA. /KlanMacedonia/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit