Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeBESA: Krimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së me tenderë milionësh është pengesa...

BESA: Krimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së me tenderë milionësh është pengesa e vetme për në BE

Në lidhje me tenderin prej 1.8 milionë euro të Ministrisë së Punëve të Jashtme ndaj kompanisë “Eurovia” për përshtatjen e qendrës sportive “Boris Trajkovski” për konferencën e ardhshme të Këshillit Ministror të OSBE-së, sot ka reaguar Lëvizja Besa. Ata thonë se funksionarët e BDI-së vazhdojnë për çdo ditë të dëshmojnë se sa janë anti-evropian dhe pro-krimit dhe korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

“Skandali i fundit i publikuar në media, ku ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i ndan 1.8 milion euro kompanisë “Eurovia” e cila është njëra nga donatorët kryesorë të BDI-së dhe e udhëhequr nga funksionarë të BDI-së, dëshmon se pushteti LSDM-BDI nuk e ka synim integrimin në BE, por pushtetin për të kurdisur tenderë dhe për tu pasuruar funksionarët e saj dhe partia”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ata kërkojnë të ketë zgjedhje parlamentare dhe “qytetarët të kenë mundësi të ndëshkojnë këtë pushtet kriminal”. Ndërsa institucioneve përkatëse u bënë thirrje që të veprojnë urgjentisht.

Përndryshe, 1.8 milionë euro do të transferohen nga Ministria e Punëve të Jashtme në llogarinë e kompanisë ndërtimore “Eurovia” nga Zhelina e Tetovës, për përshtatjen e qendrës sportive “Boris Trajkovski” për konferencën e ardhshme të Këshillit Ministror të OSBE-së, e cila do të mbahet në Shkup në dhjetor të këtij viti, raportuan disa media. Kompania, drejtor ekzekutiv i së cilës është Elmedin Ademi – i afërm i ish-ministrit nga radhët e BDI-së, Abdilaqim Ademi, është zgjedhur në mesin e katër kompanive që kanë aplikuar në tender. Eurovia, sipas raportimeve të mediave, është edhe donatore e BDI-së.

Ministria e Punëve të Jashtme, në krye me Bujar Osmanin nga BDI, dje përmes një komunikate tha se kompania e përzgjedhur ka ofruar çmimin më i ulët nga të gjithë ata që aplikuan, dhe se procedura është bërë në përputhje me dispozitat ligjore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit