Bëhet e ditur se më 2 dhjetor 2024, gjatë ceremonisë së fundvitit të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Berlin, Nënkolonel Besim Gashi, u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e #Bundeswehr-it, shkruan albindo.ch.
Ky çmim prestigjioz pasqyron performancën e tij të shkëlqyer dhe përkushtimin gjatë kryerjes së detyrave të tij në mision. Kjo arritje është një shembull i lartë i profesionalizmit dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch