Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeBE-ja arrin marrëveshjen “historike” për inteligjencën artificiale

BE-ja arrin marrëveshjen “historike” për inteligjencën artificiale

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një marrëveshje historike pas negociatave maratonë 37-orëshe për inteligjencën artificiale.

Marrëveshja u përshkrua si “historike” nga Thierry Breton, komisioneri evropian përgjegjës për një sërë ligjesh në Evropë që do të rregullojnë gjithashtu rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit, duke mbuluar gjigantë të tillë si X, TikTok dhe Google.

Breton tha se “ia vlenin pak orë gjumë” për të bërë marrëveshjen “historike”, raportoi Guardian.

Marrëveshja e vendos BE-në përpara SHBA-së, Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar në garën për të rregulluar inteligjencën artificiale dhe për të mbrojtur publikun nga rreziqet që përfshijnë kërcënim të mundshëm për jetën që shumë kanë frikë se teknologjia me zhvillim të shpejtë mbart.

Zyrtarët dhanë pak detaje se çfarë saktësisht do të hyjë në ligjin përfundimtar, i cili nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2025.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit