Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeBDI: VMRO-DPMNE, sinonim i krimit dhe korrupsionit

BDI: VMRO-DPMNE, sinonim i krimit dhe korrupsionit

VMRO-DPMNE është parti sinonim i krimit dhe korrupsionit dhe lideri i saj mburret gjithandej se i di saktësisht përmendësh të gjithë tenderët në komunat ku udhëheq VMRO-DPMNE, thuhet në kumtesën e BDI-së.

“Dhjetra procese gjyqësore janë ende aktive kundër zyrtarëve të tyre të shquar që nuk arritën të largoheshin nga vendi. VMRO-DPMNE është partia e fundit që duhet të flasë për krimin dhe korrupsionin.
Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij vunë dorën në mjaltë kur erdhën për herë të parë në pushtet, duke dëshmuar se asgjë tjetër nuk mund të pritet prej tyre.
VMRO-DPMNE është parti pa ideologji dhe pozitë, me lidhje që arrijnë deri në Kremlin dhe interesi i vetëm i saj është dëshira e zhveshur për pushtet dhe fitim.

Është një organizatë patriotësh të rremë që i luten Zotit që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet e qytetarëve, ndërsa ata përfitojnë nga nacionalizmi dhe nxitja e tensioneve.
Mickovski vazhdon të konfrontohet me BDI-në me dëshirë që do të perceptohet si politikan i ligës së parë. E ka të kotë”, thone nga BDI.

Siç potencojnë nga BDI , kjo parti qëndron qartë në qëndrimet e veta dhe mbështet institucionet hetimore që të kryejnë punën e tyre pas çdo rasti apo dyshimi për parregullsi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit