Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeBDI-së po i çet “buza t’omël” tash për gurabijat e Mickovskit, por...

BDI-së po i çet “buza t’omël” tash për gurabijat e Mickovskit, por ndoshta u bë pak vonë?!

Fjalët e thëna ngutas, mund të prishin themelet e kalasë ende pa filluar ndërtimi i saj. Edhe fjalët dhe kritikat e BDI-së të shprehura në adresë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, si duket kanë prishur nga themeli mundësinë për ndërtimin e një kolaicioni qeveritar, respektivisht për një “kala” të përbashkët qeveritare mes këtyre dy subjekteve pas zgjedhjeve të 8 majit. Këtë e ka bë të ditur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili të dielën në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se koalicioni i ardhshëm qeveritar do të udhëhiqet nga partia e tij, në të do të jetë edhe koalicioni “Vlen”.

“Nëse analizoni rezultatin e zgjedhjeve do të arrini në përfundimin e mëposhtëm, se kandidatët e qeverisë Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani kanë fituar gjithsej 300 mijë vota. Nëse shikoni rezultatin e vendosur nga qytetarët, i cili është rezultat i kryetares së ardhshme Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, është afër 450.000 vota, që do të thotë një herë e gjysmë më shumë”, tha Mickovski duke sqaruar arsyet se pse partia e tij si fituese e supozuar me siguri të madhe e zgjedhjeve, doo të bëjë koalicion me VLEN.
Ahmeti është i njohur si politikan i mattur, që nuk i thotë fjalët ngutas, por ka gjasë që këshilltarët që ka përreth ta kenë bindur që të “godasë” sa më fuqishëm liderin e VMRO-DPMNE-së, që të fitojnë sa më tepër vota. Ky qëllim ndoshta u arrit, por në anën tjetër u bë “bela” e madhe, sepse VMRO-DPMNE nuk e pranon BDI-në si partner koalicioni, që do të thotë se sherri nga këshiillat e këshilltarëve të pamatur të Ahmetit, mund të jetë më i madh se fitimi.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së ka shprehur dyshime se Ahmeti ishte i rrethuar nga njerëz që e keqpërdorin atë, duke shtuar se BDI dëshiron të hyjë në një koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE, por kritikoi liderin Ali Ahmeti se rreth tij ka këshilltarë të gabuar, gabimet e të cilëvetani mund t’i paguajë anvtarësia e BDI-së, duke mbetur në opozitë.

“Më vjen keq që Ali Ahmeti dëshiron të paraqitet në publik si ideolog dhe shumë i fortë dhe në prapavijë na dërgon emisarë dhe do të thosha se dëshiron pa kushte të hyjë në një koalicion të ardhshëm me VMRO-DPMNE-në dhe me koalicionin “Maqedonia juaj’. Më vjen keq që Ali Ahmeti e rrethoi veten me njerez te cilet po ashtu e këqpërdorin per të bërë, me kusht, krim dhe grabitje të Maqedonisë, dhe më vjen keq që Ali Ahmeti duke u rrethuar me këta njerëz, në vend që të perfundojë si pensionist politik dhe të ishte ideolog, ai do të përfundojë si bashkëpunëtor në krimin e bashkëpunëtorëve të tij të afërt të cilët së shpejti nga sot, opinioni maqedonas, të gjithë qytetarët në Maqedoni pa dallim etnie, do të jenë dëshmitarë dhe për të cilin kemi prova të shumta”, shtoi Mickovski.

    Nëse është e vërtetë se Ahmeti po i dërgon tani emisarë Mickovskit për të hy pa kushte në qeverinë e ardhshme, kjo do të thotë se BDI-së ka filluar t’i ”çesë buza t’omël” për gurabijat dhe keksat e VMRO-DPMNE-së, diçka për të cilën aq shumë e kritikonin deri dje, shkruan Zhurnal. Por kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka mohuar këto pohime edhe pse nuk e mohon insistimin se qeverinë e ardhshme duhet ta bëjë partia e tij me VMRO-DPMNE-në, si fituese e zgjedhjeve tek maqedonasit.

    “Mickovski ka bërë një deklaratë se gjoja unë dërgoj emisar tek ai për të negociuar për të hyrë në Qeveri. Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal putha dorë, merrmi vesh, mua për 22 vite më ka votuar populli. Unë kam bërë Front me partitë politike shqiptare, por këtë Front e kam bërë të pathyeshëm edhe inkuadrimi edhe i komunitetet që ju i nënçmoni e përbuzni, si komuniteti turk, rom, boshnjak. Ne po përpiqemi që këtë Kushtetutë që e kemi ta bëj edhe më të afërt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë t’i fusim edhe komunitetin bullgar, atë egjiptian edhe malazez e kroat. Nuk e zhduki Maqedoninë Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politik e juridik i shqiptarëve”, u shpreh Ali Ahmeti në Dibër, duke ashpërsuar edhe më tej fjalorin kundrejt kryetarit të VMRO-DPMNE-së.

    Ai tha se Fronti Evropian do të jetë fitues në zgjedhjet e 8 majit dhe se populli vendos se kush do të jetë pjesë e Qeverisë. “Opozitarët mos të bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm në vitin 2006 dhe partia e atëhershme e bëri atë gabim dhe pagoi kosto të lartë. Shqiptarët nuk janë sahan lëpirës, ne nuk jemi përfaqësues të një minoriteti, ne jemi përfaqësues legjitim i shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe tani në Front janë edhe komuniteti rom, turk, boshnjak. Kështu që me ata qyfyrë që i këndojnë, asnjëherë nuk vendosin ata, vendos populli. Pra me 8 maj të gjithë të votoni Frontin, sepse votohet për integrimin dhe izolimin. Vota do hidhet për integrim apo për izolim. Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. Sot ndryshe ndjehemi si anëtarë të NATOS- sepse të gjithë kujdesen për paqen stabilitetin dhe sigurinë e vendeve anëtare. Luftërat nuk i kemi larg, ja ku zhvillohen, Ukrainë, Rusi e në Lindjen e afërt’, ka shtuar lideri i BDI-së, Ahmeti, duke thumbuar pak a shumë edhe partnerin aktual të koalicionit, PDSH-në e Menduh Thaçit si parti e cila bëri “gabimin” në vitin 2006-2008 dhe e cila pagoi “kosto të lartë” për këtë gabim.

    Më tej theksoi se të gjithë bashkë duhet të ndërtojmë paqen, stabilitetin, ardhmërinë dhe bashkë të vendosim standarde europian dhe të luftojmë krimin e korrupsion.
    “Pse nuk bëhen të guximshëm të votojnë vetingun dhe të pastrojmë figurat politike. Të votojmë dhe jo të merren me përalla për çdo ditë sepse unë nuk jam as hetues as prokuror e as gjykatës. Kështu që, ky vend – vendin e ka në Europë dhe për këtë vend duhet të punojmë bashkë, maqedon e shqiptarë dhe jo t’i kthehemi të kaluarës e të hidhërohen pse unë kam bërtit UÇK, por UÇK-ja është krenari shqiptare dhe UÇK-ja ka shpëtuar Maqedoninë”, theksoi Ahmeti.

    Në këtë temë, nga distanca kanë debatuar edhe dy kandidatët presidencialë që garuan në rrethin e parë zgjedhor, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN, shkruan Zhurnal.
    “Disa liderë partiak, lusin natën ata që i shajnë ditën”, ka komentuar me “spec” Taravari informacionet se BDI po i dërgon emisarë Mickovskit. “Mos ke frikë Arben, nuk ta marrim Mickoskin, ne kërkojmë besimin e qytetarëve” – ka qenë reagimi i menjëhershëm po në Facebook të Bujar Osmanit./Zhurnal

    ARTIKUJ TË NGJASHËM

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

    - Reklama -spot_img

    më të shikuara

    Komenti i fundit